Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka zhvilluar takim me drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet dhe një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.
Postimi i plotë:
Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standartet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.
Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.
Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin!