Pas Shkodrës dhe Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takim edhe me drejtuesit politikë të qarkut të Elbasanit.
Basha është shprehur se Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Sipas tij, demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore dhe me një kulturë të re politike.
Postimi i plotë:
Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.
Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.
Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Incenearatorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë.