Gjatë periudhës prej 15 muajsh ndërprerje të politikës aktive, nga takimet e shumta që kam bërë, ajo që kam kuptuar nga njerëzit është pikërisht fakti se për përfshirjën e tyre më tëmadhe në jetën publike mungojnë instrumentat e garës, mungon pikërisht demokracia funksionale. Jo më kot, kudo që munden tërinjtë tanë në shkolla, në universitete dhe në komunitete tëndryshme organizohet në mbrojtje të interesave të tyre. Dhe mbajta larg e të rinjve dhe shoqërisë nga jeta publike, bllokimi instrumentave demokratikë është rreziku më i madh që i kanoset të ardhmes së Shqipërisë.
Autokracitë e sotme , ashtu sikurse është kjo e e Edi Ramës padyshim, nuk kanë nevojë të nxjerrin ushtrinë në rrugë për pushtetin e tyre. Thjesht kanë nevojë për një shoqëri të brishtë dhe të pasigurtë për të ardhmen. E në këtë kuptim vashdojnë e mbajnë pushtetin e gjatë duke luajtur me pasiguritë dhe frikërat që cdo individ apo shoqëri ka.
E pra pushteti i gjatë i Edi Ramës, i cili ka dëmtuar në thelb demokracinë në Shqipëri, ka krijuar një shoqëri të brishtë. Prandaj ne sot kemi nevojë për reforma urgjente për të rrënjosur parimet e demokracisë në Shqipëri.
Si pasojë e ndryshimeve kushtetuese famëkeqe të vitit 2008, sot jemi në kushtet e një demokracie jofunksionale, jemi në kushtet e një bllokimi të përgjithshëm, ku një njeri, një parti, një grup mafioz ka kapur gjithçka në aleancë me oligarkinë ekonomike dhe krimin e organizuar.
Cfarë ka sjellë ky përqëndrim pushteti për shqiptarët përvecse korrupsion galopant?! Korrupsion i cili po del në pah përditë nësytë e shqiptarëve.
Ndërkohë aleanca mes politikës dhe krimit të organizuar e ka kthyer Shqipërinë në vëmendjen botërore si vend kyc për kartelet ndërkombëtare të narkotrafikut dhe pasrimit të parave.
Nuk ka ditë, javë apo muaj që mos të vijnë lajme nga SPAK-upër zyrtarë, ministra apo ish ministra për afera korruptive qindra million dollarëshe. Ne e përshëndesim punën e deritanishme tëSPAK-ut dhe e mbështesim plotësisht dhe pa ekuivok këtë organ të Reformës në Drejtësi.
E pra të dashur miq, korrupsioni i kësaj qeverie është pasojë e drejtëpërdrejtë e përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme dhe mungesës së funksionimit të demokracisë.
Ne do të reformojmë thellësisht sistemin politik duke filluar me një kushtetutë të re, horizonti i së cilës do të kishte një tjetër ekuilibër pushtetesh, do të kishte një president nga populli, i cili brenda kompetencave të kufizuara kushtetuese të mos i merrte dorën kryeministrit që e zgjedh me 71 vota me mbështetje aq të vogël, me shumicë të thjeshtë, për të firmosur këtë apo atë akt. Ne jemi për sanksionimin e parimit të listave të hapura të cilat do të zhbënin kryetarokracinë dhe kapjen e spektrit politik nga dy apo tre njerëz. Ne do ta rifunksionalizojmë garën demokratike përmes listave të hapura.
Vetingu politik është jetik për të mbajtur larg vendimmarrjes publike ata politikanë që kanë tradhëtuar interesin publik duke u korruptuar apo duke u bërë partnerë të hapur apo të heshtur të krimit të organizuar.
Kufizimi i mandateve është në bazë të shëndoshjes së demokracisë. Ne duhet të sanksionojmë jo më shumë se dy mandate, në krye të qeverisë.
Vizioni jonë për demokracinë shkon tek një qeveri e kontrolluar, tek një qeveri e balancuar, tek balancimi i pushteteve dhe tek fryma e institucioneve të cilat bëjnë të mundur pavarësinë e tyre në vendimmarrje në krahasim me vertikalitetin e sotëm nga qeveria qendrore dhe nga kryeministri i radhës.
Është detyrë patriotike, e jona dhe e kujtdo që ka perzemër tëardhmen e këtj vendi të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe funksionale, e cila mban larg epshet e pushtetit të gjatë dhe absolut të cilitdo politikan dhe të gjitha pasojat shkatërrimtare qëkjo sjellë për të ardhmen e shqiptarëve.