Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase ka ngritur shqetësimin se 33 mësues të qarkut Fier sot janë pa punë dhe shkaku i vetëm është shpopullimi masiv i vendit nga ai që sot deklaroi se censusi është çështje patriotike.
Në një postim në Facebook, Tase shprehet se 33 arsimtarë të papunë vetëm në një fillim viti shkollor, në qarkun e 2-të më të madh në vend, duhet të jetë një këmbanë zgjimi për të gjithë ata që me vullnet dhe me dëshirë, me frikë apo pahir, mbajnë në krye dëbuesin e shekullit.
Reagimi i Eralda Tases:
33 arsimtarë të qarkut Fier sot janë pa punë dhe shkaku i vetëm është shpopullimi masiv i vendit nga ai që sot deklaroi se censusi është çështje patriotike.
Në fakt patriotizmi më i madh që mund t’i bëhet shqiptarëve sot, është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga pushteti dhe i gjithë atyre që janë përgjegjës për situatën ku ndodhemi sot.
33 arsimtarë të papunë vetëm në një fillim viti shkollor, në qarkun e 2-të më të madh në vend, në një kohë kur popullsia jonë është rrudhosur eksponencialisht, duhet të jetë një këmbanë zgjimi për të gjithë ata që me vullnet dhe me dëshirë, me frikë apo pahir, mbajnë në krye dëbuesin e shekullit.