Reagimi i plotë i Sekretares për Gruan në PD, Taulanda Jupi:
Mbështetja ekonomike dhe politika fiskale të dedikuara për gratë e vajzat rurale me qëllim fuqizimin dhe nxitjen e iniciativës të tyre private, kujdesi shëndetsor dhe social, përfshirja dhe përfaqësimi i tyre në vendimmarrjen e pushtetit lokal, duhet të jenë objektiva në shërbim të mirëqenies dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave rurale, e padyshim themeli i një strategjie kombëtare kundër migrimit të brendshëm dhe emigrimit të gjithë popullsisë së zonave rurale.
️ Në ̈ ̈̈ ̈ , duke njohur dhe vlerësuar rolin thelbësor që luajnë gratë dhe vajzat rurale në shoqërinë tonë, duhet më së pari të kthejmë realisht vëmendjen nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat ato përballen çdo ditë.
Gratë dhe vajzat përbëjnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe përgjësisht në sektorët e tjerë të zonave rurale, por përsëri ato përfaqësojnë pjesën më të varfër, më të pambështetur me politika sociale dhe ekonomike të popullsisë së këtyre zonave.
Shumica e tyre punojnë në ngastrat familjare pa asnjë pagesë dhe pa njohje të këtij kontributi. Gratë dhe vajzat rurale për shkak të strukturës patriarkale të familjes, në shumicën e rasteve nuk kanë akses në pronësinë e tokës së familjeve të tyre.
Gratë dhe vajzat në zonat rurale shpesh herë, qoftë për shkak të mentalitetit, pamundësisë ekonomike por edhe për mungesë të infrastrukturës në zona të thella nuk arrijnë të shkollohen apo të kenë akses në arsimin e mesëm apo të lartë nuk marrin arsimimin dhe kujdesin e duhur shëndetsor apo social.
Në zonat rurale vajzat nga familjet e varfra kanë dukshëm më shumë gjasa të martohen para moshës 18 vjeçare, duke ndërprerë edukimin, arsimimin dhe integrimin e tyre social.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, duhet së pari të kemi vetëdijen se edukimi, mbështetja dhe fuqizimi i vajzave sot, nga çdo zonë e Shqipërisë do të thotë një shoqëri e një mendësi tjetër nesër.