Gjatë një bisede me banorët e Njësisë Administrative, Rukaj në Mat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa numëroi problemet e shumta që ka vendi, tha se zgjidhja vjen përmes ndëshkimit të korrupsionit qeveritar.
“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj”, – tha Basha.
Kreu i PD, renditi 4 zgjidhjet nëpër të cilat duhet të vijë ndëshkimi i korrupsioni që buron nga qeverisja:
Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;
Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;
Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;
Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.
Statusi i plorë:
Degjova me vëmendje nga banorët e njësisë administrative Rukaj, jo vetëm problemet por dhe propozimet e tyre për masat që nevojiten për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për të kthyer shpresën tek të rinjtë që të ndertojnë jetën në vendin e tyre.
Sot të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ultat në Europë, sepse Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.
Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.
SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.
Duhet nisur menjëherë me:
Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;
Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;
Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;
Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.
Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.