Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, shprehet se Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për deklarimet që ka bërë në intervistën për Financial Time, ku shprehet se “Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt…”.
Karabina shprehet se fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA
Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.
Deklarata e fundit në Financial Times se:
“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt ….” e shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben Edi Rama.
Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.
Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës, ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.
Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.