REAGIMI I PLOTË I ANËTARES SË KRYESISË SË PD, ALFRIDA MARKU

 

Kaq mjaftoi që tu pengohet fjala deputetëve të Partisë Demokratike për të prezantuar qytetarëve shqiptarë amendamentet për ndryshime në projektligjin për buxhetin për vitin 2024, dedikuar ndër të tjera bujqësisë e zhvillimit rural, indeksimit të pensioneve, rinisë e sportit, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, kompensimit të ish të përndjekurve dhe ish pronarëve.

Në këto muaj të fundit të kësaj qeverisje të korruptuar e që do përgjigjet para drejtësisë, në këto muaj të fundit të kësaj legjislature parlamentare të delegjitimuar për mospërfaqësim të interesit publik e mungesë koherence, në këtë dimër të ftohtë e të fundit të 32 viteve politikë aspak dashamirëse e aspak të sinqertë ndaj shqiptarëve, teatri parlamentar dhe akti i djeshëm kishte qëllim gjithçka tjetër përveç shërbimit ndaj qytetarëve.