Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri, në një deklaratë për mediat ka vlerësuar hetimet e kryera nga SPAK lidhur me rolin e Bashkisë Tiranë në skandalin e Inceneratorëve.

Kulluri shprehet se opinion public pret nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore të funksionarëve më të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe Administratorin e Përgjithshëm.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

 

Partia Demokratike e Shqipërisë vlerëson thellimin e hetimeve nga SPAK, lidhur me rolin e Bashkisë Tiranë në skandalin e Inceneratorëve.

 

Njëkohësisht opnioni publik pret nxjerrjen e përgjegjësive ligjore të funskionarëve më të lartë të Bashkisë, si Kryetarin dhe Administratorin e Përgjithshëm për këto arsye:

 

1)            Kryetari i Bashkisë Tiranë është angazhuar personalisht me shkrim përmes anekseve të marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit, se merr përgjegjësinë e plotë për detyrimet financiare sipas kontratës për Landifilin e Sharrës, për një shërbim që nuk u ofrua kurrë;

 

2)            Kryetari i Bashkisë Tiranë përfaqëson autoritetin më të lartë ligjor në marrëdhënie më palët e treta, konkretisht kompaninë që nuk e ofroi as edhe një ditë djegien e mbetjeve;

 

3)            Menaxhimi I Mbetjeve Urbane është kompetncë eksluzive e njësive të qeverisjes vendore, konkretisht Bashkisë Tiranë;

 

4)            Administratori I Përgjithshëm është përsoni përgjegjës sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit për të ardhurat dhe shpenzimet e institucionit.

Sa më lart, inkurajojmë SPAK dhe GJKKO që të vijojnë dhe thellojnë hetimet jo vetëm për Bashkinë Tiranë, por të gjitha bashkitë që kanë ekzekutuar këtë grabitje të parave të taksave të shqiptarëve.

 

Partia Demokratike përsërit përpjekjet e institucioneve të drejtësisë për hetim dhe gjykim të paanshëm dhe barazi para ligjit për cdo zyrtar dhe qytetar të Repubklikës së Shqipërisë.