Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e firmosur mes kryeministrit Edi Rama me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, shprehet se në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, për sa i përketë Shqipërisë ka munguar në mënyrë të plotë transparenca dhe ballafaqimi apo sqarimi nga ana e kryeministrit të një marrëveshje të tillë në raport me atë çfarë reflektonte shqetësimi i publikut.
Sipas tij, mjerisht Rama ia ka dalë të fshihet herë duke përdorur indiferencën e drejtuesve të parlamentit të cilët ai I kontrollon, herë duke përdorur kaosin parlamentar, herë duke shmangur debatin publik, ia ka arritur të shmang deri në këtë moment ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin dhe transparencën mbi këtë marrëveshje.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:
Publikisht dhe angazhuar që nga dita e parë që është bërë publik lajmi dhe është bërë publike marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë pëfaqësuar nga kryeministri Rama dhe qeverisë italiane të përfaqësuar nga kryeministrja Meloni për një pakt për një protokoll ndërmjet dy qeverive për bashkëpunimin në fushën e emigracionit. Pra siç kemi bërë publike në orët e para të marrjes së këtij njoftimi, sot Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarimin dhe reagimin e Partisë Demokratike, në përfaqësim të një pjese të madhe të opinionit publik që përfaqëson por dhe përtej saj në raport me këtë marrëveshje. Dua të kujtoj publikun se marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, në mungesë të plotë transparence. Zgjoi një reagim të llogjikshëm shqetësimi në opinionin publik në Shqipëri. Gjithashtu ka qenë një objekt i thellë diskutimi, debate public, por dhe në parlamanetin e vendit fqinj dhe vendit mik Italia. Në dallim nga trajtimi I marrëveshjes në Itali, për sa I përketë Shqipërisë ka munguar në mënyrë të plotë transparenca dhe ballafaqimi apo sqarimi nga ana e kryeministrit të një marrëveshje të tillë në raport me atë çfarë reflektonte shqetësimi I publikut. Mjerisht kryeministri Rama ia ka dalë të fshihet herë duke përdorur indiferencën e drejtuesve të parlamentit të cilët ai I kontrollon, herë duke përdorur kaosin parlamentar, herë duke shmangur debatin publik, ia ka arritur të shmang deri në këtë moment ballafaqimin me opinionin publik, sqarimin dhe transparencën mbi këtë marrëveshje. Sot që sipas njoftimeve kanë kaluar në qeveri dhe pritet të shkojë në procedura të tjera, Partia Demokratike sipas asaj që premtuam që në orën e parë të bërjes publike të kësaj marrëveshjeje, I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me tre kërkesa të qarta:
- Shqyrtimi I pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
Nënshkruar nga Këshilli I Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.
- Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.
- Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”. PARTIA DEMOKRATIKE