PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË PD FIER

 

-Më lejoni ta nis këtë takim për njeriun e sakrificës të demokratëve, e në veçanti për ata demokratë që nuk reshtën për ta mbajtur gjallë PD e degës Fier, në veçanti kryetarin e komanduar të degës Fier, z. Agron Kapllanaj. Ky kuvend është shprehja më e gjallë dhe e vërtet që demokratët e Fierit kanë bërë në këto 2 vite të vështira të PD.

-Askush nuk duhet ta harrojë se kjo parti nuk lindi thjesht si një organizatë e thjesht politike. Por si një endër e të gjithë qytetarëve në këtë vend. Tash 34 vjet degjojmë nëpër foltore drejtuesit e PD që do përmbushim aspiratat e Shqipërisë, por i kemi zhgenjyer. U kemi premtuar ish të përndjekurve që do ta mbajmë fjalën për pronat e tyre, por i kemi zhgënjyer. U kemi premtuar shqiptarëve një Shqipëri me standarte europiane, por që nuk e kemi realizuar. Tashmë ka ardhur koha që të gjitha këto zotime dhe premtime t’i realizojmë.

-Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëehet realitet. Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut. Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsis. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentat e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mudësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën.

-Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rrijtja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve.

-Sot me vendimmarrjen tonë, do të nxjerrim ekipin që do të angazhojë PD në një kulturë të re politike. Për t’i bindur qytetarët që duan ndryshimin se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve, është Partia Demokratike. Jam i bindur që në këtë proces do të drejtoheni jo nga interesa të vogla. Se nëse do të ishte kështu, sot nuk do të ishit në këtë sallë. Me të njëjtin besim që mbajtët PD gjallë, jam i bidnur se me këtë frymë do t’i drejtoheni edhe qytetarëve që kërkojnë zgjidhje.

-Pyetja e parë kryesore që shqiptarët kanë, është: kush është platforma për ta bërë këtë. PD vizionin e saj e ka kthyer në realitet në parlamentin shqiptar, me propozimin për reformën zgjedhore. Listat e hapura, kush ka më shumë vota të shkojë në parlament. Barazia e votës, që votat e fierakëve të peshojnë njësoj me kuksianët, dibranët, korçarët, etj. Votimi elektronik që do të zgjidh vonesat e proceseve të numrimit. Dhe e fundit vota e diasporës, që në vitet e fundit është rritur tej mase për shkak të largimeve masive dhe që ka peshën e saj. Cili propozim nuk është i mirë? Ndaj duhet ta imponojmë në debatin publik këto propozime jetike dhe që pakica që është në pushtet të ulet e t’i marrë parasysh. Ta vëmë me shpatulla pas murit, duan apo nuk duan listat e hapura, duan apo nuk duan barazinë e votës, duan apo nuk duan votimin elektronik, duan apo nuk duan votën e diasporës.

-Këta të gjithë janë të zhytur në korrupsion. Kjo është arsyeja se pse i janë turur SPAK-ut. E them me bindje se PD është në krah të drejtësisë së re, në krah të SPAK-ut që të vënë para drejtësisë të korruptuarit. SPAK nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë që do vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Reforma zgjedhore, mbështetja ndaj SPAK dhe programi që do u japë zgjidhje problemeve, janë tre kolonat mbështetëse të PD për t’u kthyer në shpresë për ndryshim për të gjithë shqiptarët.