PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS TË PD, VLORË

-Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në hitori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte leht të tërrhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë.
Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë. Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi I bashkimit në këtë familje, që është t’I shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë nejrëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes.

-E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhëtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo sdo të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje.

-Dëshpërimi që ka kapluar vendin, nuk e ka gjenezën e vet vetëm tek keqqeverisja të cilës I ka mbarruar orët që para dy vitesh dhe të gjithë e dimë se në çfarë rrethanash kacaviren pas pushtetit. Dëshpërimi tek qytetarët vjen në radh të parë nga prishja e drejtpeshimit politikë për shkak të mos qenies të opozitës shqiptare në krye të detyrës. Sot me orë të tërra mund të rrimë se kush e ka fajin e kush jo. Fakti është se PD u mbërthye në një vorbull, demokratët u shtynë drejt një strategjie dobësimi të opozitës në themel të së cilës qëndronte urrejtja, lincimet, agresioni brenda llojit. Nëse kohën më të mirë të ditës e humb duke u zënë vëllai me vëllain, sigurisht që vuan familja. Në qoftë se zë ekranet, hapësirën sociale duke dëmtuar imazhin e PD, pasojat i paguajnë demokratët dhe shqiptarët.

-Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, ska nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale.

-Ndaj nga ne pritet alternativa. Është keq, e dimë të gjithë, zi e më zi e dinë të gjithë, është sbrazur Shqipëria, e dinë të gjithë, nuk ka shpresë për rininë, e dinë të gjithë, ku qëndrojmë ne si demokratë? Dhe të çiresh nga mëngjesi në darkë, të tregosh me gisht ata që kemi 10 vite që i tregojmë dhe i denoncojmë, këtu nuk ka asgjë të re. Por ne jmi këtu bashkë jo thjesht sepse i mbijetuam një rebeshi të padrejtë, ne jemi këtu sepse po formësojmë dhe po ndërtojmë të ardhmen. Jo thjesht për PD, por për të gjithë shqiptarët. Dhe në mënyrë që këtë detyrë ta kryejmë ashtu siç presin shqiptarët, na duhet përveç denoncimeve të kemi qëndrime të qarta para tyre. Dhe denoncimet nga një parti politike nga ato të medias, ndryshojnë kur partë politike përveç denoncimit kërkojnë llogari për përgjegjësit. Në hapësira që i lejon ligji dhe një prej tyre është hapësira parlamentare e cila është bllokuar për 4 muaj për interesa personale. Kështu arrogance e qeverisë shtohet, ligjet ndryshohen sipas qejfit të kryesministrit brenda 5 minutave për shkak të një zgjedhje të gabuar dhe katastrofike që duhet të marrë fund një orë e më parë.

-Së dyti duke qëndruar në krah të drejtësisë. Para disa ditësh dyshi i njëshit, doli një një intervistë të gatitur për të marrë azil politik, nuk tha ndonjë gjë që shqiptarët nuk e dinin por diçka ndodhi që s’ka ndodhur në 24 vite. Ish zëvendëskryeministri tha që kryeministri është pronari i vërtetë i inceneratorëve. Është përfituesi financiar i inceneratorëve. Ndaj PD e ka për detyrë elementare të përcaktojë një qëndrim të qartë sa i takon hetimeve anti korrupsion të SPAK. Kjo është një logjikë fare e thjesht, nuk mund të jesh kundër korrupsionit dhe të kërkosh hetimin e Edi Ramës dhe pastaj të godasësh ata që kanë për detyrë ta bëjnë hetimin. Ndaj mbështetja që i jepet SPAK-ut i jepet sepse shqiptarëve u ka ardhur në maj të hundës me 34 vite pandëshkueshmëri. Këtu buron edhe mbështetja për SPAK, por është në funksion të rezultatave. Ndaj në funksion të barazisë para ligjit, PD i jep mbështetje pa kushte SPAK.

-Përgjigjja jonë ka qenë e qartë, është shpalosur para të gjithë shqiptarëve dhe më vjen mirë që këtë javë faktorë të ndryshëm politik të ekspertizës të shoqërisë dhe të medias e kanë përqafuar dhe e kanë përshëndetur dhe kjo është platforma jonë për reformën zgjedhore. Dhe në fakt nuk është platforma jonë por platforma e të gjithë shqiptarëve, sepse asnjë nga propozimet tona nuk e kemi bërë për interesa tona të ngushta politike. Dh sot dua të sfidoj këdo që tregon me gisht se një nga propozimet tona është gabim dhe ne e tërrheqim. Por në fakt të pesë propozimet kanë në thelb interesin e njerëzve. Listat e hapura i japin fund kryetarokracisë së kushtetuetës së 2008-ës dhe i mundëson qytetarëve të zgjedhin kë të duan ata. Ndaj listat janë jo thjesht një mekanizëm politik, por është kthimi i demokracisë dhe I vendimmarrjes në duart e qytetarëve. Barazia e votës, që do të thotë që të gjithë shqiptarëve t’ju peshojë vota njësoj dhe për këtë arsye kemi propozuar Shqipëria një zonë elektorale. Ndërkohë që me një financim më pak sesa aferat korruptive të qeveritarëve, ne do të mundësonim një votim dhe numërim elektronik. Kemi shembuj se si kjo funksionon në tre palë zgjedhje në Shqipëri. Së fundmi, qoftë Shqipëria një zonë elektorale, qoftë numërimi elektronik, i japin përgjigjen dilemave të vërteta dhe nxjerrin zbuluar gënjeshtrën e kryeministrit se nuk ka mundësi për votën e emigrantëve.

-PD do të vij me alternativë dhe alternativë do të thotë program. Dhe program do të thotë që çdo shtresë shoqërore dhe çdo grup interesi, PD të ketë një analizë të qartë që do dalë nga prekja e terrenit, për fermerin, për peshkatarin, për biznesin e vogël dhe të mesëm apo për eksportuesin, për fasonët që vazhdojnë të mbyllen e deri tek sektori I energjisë. Tek pensionistët që janë humbësit e mëdhenj të kësaj skeme false dhe abuzive, deri tek rinia që është shpresa dhe e ardhmja e çdo familjeje dhe është shpresa dhe e ardhmja e vendit. Tek të përndjekurit dhe pronarët. Të gjitha këto shtresa duhet të gjejnë zgjidhjet reale në progamin e Partisë Demokratike. Ky program fal punës së jashtëzkonshme të ekspertëve më të mirë vendas, me asistencën dhe kontrubutin e atyre që na kanë qëndruar pranë të ekspertëve perëndimorë, tashmë është gati. Ajo që na pret pas konstituimit të plotë, të organizimit të plotë të degëve, një debat i brendshëm për t’i vënë pikat mbi i dhe menjëherë lançimi i këtij programi me të gjitha shtresat e shoqërisë.

-Propozimet tona konkrete për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, po edhe të pronave. Duke e nisur nga pronat. Siç e kam thënë edhe para disa muajsh, Shqipëria sa I përketë pronave ndodhet në mesjetë. E kam thënë dhe nuk do lodhem ta përsëris, kjo është një çështje e zgjidhur para 5 shekujsh në Europë. Ne akoma nuk e kemi arritur. Për ne prona është llaç e tulla që duhet mbrojtur në radhë të parë nga shteti. Shteti i cili akoma nuk ka kthyer pronat pronarëve të ligjshëm apo refuzon të kompensoj pronarët e vërtetë. Ndaj zgjidhja e problemit të pronës duke përfshirë zgjidhjen e drejt me vlerë tregu të pronave të zaptuara të pronarëve, kthimin e pronave ku janë të lira, dhënia fund e dualizmit 7501, të gjitha këto gjejnë pasqyrim në propozimet tona që shumë shpejt do t’i shpalosim. Ditën kur Shqipëria do të zgjidh problemin e pronave, dhe qasja jonë është ta zgjidhim brenda dy vjeçarit të parë të qeverisjes tonë, është dita ku shqipëria futet në modernitet, Është dita e vërtetë ku Shqipëria bëhet si Europa.