PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS SË PD, DEVOLL
Prej 2 vitesh në Partinë Demokratike një sëmundje e rëndë u përhap, shkaku i të cilës ishte pikërisht kjo mendësi, për ta vënë PD dhe demokratët në tërrësi, në bllok qindar, mijëra, dhjetëra dhe mijëra prej tyre të një individi të vetëm. Të halleve dhe problemeve të tij, personale, pra për ta trajtuar të gjithë Partinë Demokratike, si pronë private të një njeriu.
Edhe më e rëndë është sëmundja në nivel kombëtar, kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij. Me arrogancë ekstreme, me shpërfillje totale për ligjet e vendit dominon kjo sjellje, dominon kjo e keqe. Shqipëria, shteti shqiptar si pronë e Edi Ramës. Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Këto janë faktet dhe këto janë të padiskutueshme. Kjo sëmundje e rëndë faktikisht ka një emër. Është një skllavëri moderne, jo si në kohët e lashta, por padiskutim një skllavëri. Në instrumentat e veta, shteti privat i Edi Ramës zeron aftësinë e çdo shqiptari për të bërë përpara. Të marrim bujqësinë, të marrim fermerin e Devollit. Pasi paguan çmimet më të larta në rajon për të gjithë imputet bujqësore, shumica prej tyre me cilësi të dyshimtë. Pasi paguan faturat e kripura të çdo shërbimi, nga energjia dhe uji dhe çdo shërbimi të tjetër, paguan taksat më të larta në rajon, ai duhet vetëm të paguaj, të paguaj dhe të paguauj. Këtu kemi ardhur pas 34 vitesh dhe është dështim i kastës politike të tranzicionit.
Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike. Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë.
Nëse ka një sektor që mund të ndryshojë, nëse ka një sektor që 30% e popullsisë që brenda një kohe të shkurtër ta kthejë nga njerëzit më të varfër, me pasiguri të mëdhaja ekonomike, në një shtresë të mesme që siguron aq sa të paktën sa ç’siguron fermeri kosovar, 800 deri në 1200 euro për frymë në muaj. Mendojeni pak a ka më kuptim që fermeri devollit të braktisë tokën? A ka më kuptim për fermerët shqiptarë të vajtojnë boshatisjen e familjeve të tyre, largimin e fëmijëve të tyre? Është plotësisht e mundshme. Një kombinim i një pakete subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri. Me indeksim për çdo mall, pa kufizime që faktikisht janë aty për të nxitur korrupsionin dhe për të pamundësuar subvencionet. Si për shembull duhet të kesh kaq dynym tokë, e duhet të kesh kaq kokë bagëti. Jo, jo, në bazë të prodhimit subvencion për çdo produkt të fermerit shqiptar. Me zhvillimin e infrastrukturës, dhe se kam fjalën vetëm për rrugët e aksesit, apo për rrugët kryesore në shumë raste të fshatrave. Por e kam fjalën për gjithçka tjetër, për vaditjen, për kullimin, për infrastrukturën agropërpunuese, magazinimin në mënyrë që çdo prodhim që vjen nga djersa e fermerit shqiptar mos të kalbet por të jetë i gatshëm për të shkuar në treg. Dhe së treti, aksesi në treg. Dhe se kam fjalën thjesht që mos të dalësh nga ara apo nga magazina për ta çuar në treg e të dalin katër inspektoriate, dy patrulla policie, të të ngrenë tabelën e kuqe e të të gjobisin. Apo të monopoleve të tregjeve që kërkojnë tarifa të barabarta me çmimin për kile të produktit. E kam fjalën që shteti në krah të fermerit shqiptar të jetë në gjendje të planifikojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta për planifikimin sa i takon prodhimeve të cilat orientohen drejt tregut të brendshëm apo të jashtëm.