Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Endri Hasa, Sekretari për Burimet njerëzore dhe Koordinimin Dixhital:
Partia Demokratike do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend ku të rinjtë nuk zgjedhin të ikin, por të qëndrojnë; një vend me arsim cilësor dhe treg pune të mirëpaguar, ku të rinjtë e të rejat të mos ta shohin me frikë ndërtimin e jetë së tyre profesionale dhe familjare.
Ndërkohë që dixhitalizimi, shërbimet e qeverisjes elektronike dhe siguria kibernetike mbeten prioritet, nismat tona të mirë studiuara fokusohen në përgatitjen e vendit për të qenë i gatshëm të konkurojë me tregun e përbashkët europian përmes krijimit dhe fuqizimit të një ekonomie të bazur tek dija. Programimi, siguria kibernetike dhe sherbimet e IT.