Kryetari i grupit parlamentar të PD kërkon kopje të plotë të dokumentacionit​.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama si dhe Presidentit të FSHF Armando Duka, ku kërkohet transparence në lidhje me projektin e stadiumit Qemal Stafa.

Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë;

1-Projektin e miratuar nga KKT

2-Kontratën e partneritetit publik-privat

3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qendrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit

4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese

5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët.

Sipas planit të Edi Ramës, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit.


Njoftim për media i Partisë Demokratike, 4 maj 2016

shkrese FSHF per stadiumin

shkrese KM per stadiumin