Anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku, shprehet se Partia Demokratike po ndjek me shqetësim dhe ka kërkuar në mënyrë urgjente Interpelancë me Kryeministrin Rama për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministren e Italisë, për të kthyer Portin e Shëngjinit dhe Gjadrin në dy kampe pritje dhe akomodimi të deri 36 mijë emigrantëve në vit.

Zonja Marku thotë se kjo iniciativë është jo tranparente dhe vendimmarrje individuale dhe jo një product gjithëpërfshirës.

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARJA E KRYESISË, ALFRIDA MARKU DEDGJONAJ

 

Të nderuar qytetarë !

 

Partia Demokratike po ndjek me shqetësim dhe ka kërkuar në mënyrë urgjente Interpelancë me Kryeministrin Rama për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministren e Italisë, për të kthyer Portin e Shëngjinit dhe Gjadrin në dy kampe pritje dhe akomodimi të deri 36 mijë emigrantëve në vit.

Iniciativë e nxituar, jo transparente, vendimmarrje individuale e jo produkt gjithpërfshirje, që  nuk merr në konsideratë mungesën e infrastrukturës bazë vendore, mungesën e kushteve për të përballuar këtë situatë humanitare, që anashkalon problemet me rendin e sigurinë në vend, e që mund të sjellë pasoja sociale, shëndetësore, mund të ndikojë në ekonominë lokale, kryesisht në turizëm. “”Shqiptarët janë popull mikpritës, bujar, me zemër të madhe, por me supet e rënduara nga qeverisjet e këqija”  Në vendin tonë rendi dhe siguria janë cështje kritike, autoritetet nuk garantojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre, krimi i organizuar sfidon e kontrollon çdo sektor, Lezha është zonë “e preferuar”.

Ata që kanë shkaktuar e janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, kishin detyrimin ligjor që të zhvillonin një proces transparent e të gjerë diskutimi e konsultimi në nivel vendor e qëndror; kanë detyrimin sot të bëjnë transparencë!

Transparenca dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, është kushti i parë për qeverisje e vendime të përgjegjshme që nuk bien ndesh me interesin publik.

Shqetësimi ynë është paralel edhe me qëndrimet zyrtare të Komisioni Evropian dhe Agjencisë së Kombeve te Bashkuara për Refugjatet.

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë për këtë cështje, sepse qytetarët nuk mund të gjenden përballë faktit të kryer apo të jenë spektatorë të axhendës së Edi Ramës. Gjithashtu, për këtë cështje, Partia Demokratike do ti drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Ne jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, në krah të banorëve të Lezhës dhe në mbrojtje e mbështetje të interesit më të lartë të tyre.

Faleminderit !