Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bisede në biznesin e Ilir Pashës në Njësinë 1 në Tiranë, foli për problemet e mëdha në të cilën ndodhet biznesi dhe qytetari shqiptar.
Sipas Bashës, “situata e vështirë në të cilën ndodhen sipërmarrësti është pasojë e mungesës së vëmendjes nga qeveria, e taksave të larta, e korrupsiont të përhapur në çdo nivel, që e ka bërë vendin të pajetusheëm dhe pa perspektivë për të rinjtë që largohen duke krijuar vakuum në tregun e punës.”
Basha foli edhe për programin e Partisë Demokratike, në të cilin sipërmarrësit e ndershëm, të vegjël e të mëdhenjë, do të gjejnë mbështetje dhe lehtësira financiare, liri dhe konkurrencë, që të zhvillijnë potencialin dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve.
Gjatë bisedës Basha iu përgjigj interesit për nismën e tij për vettingun në politikë.
“Lufta kundër korrupsionit, dhënia fund e arrogancës qeverisëse dhe taksidarëve të saj qëndrorë e lokal, kalon edhe përmes pastrimit të politikës. Propozimi ynë për vetting-un e politikanëve, largon të korruptuarit nga poltitika, duke i hapur rrugë njerëzve që shkojnë në parlament dhe bashki për t’u shërbyer qytetarëve, jo interesave klienteliste dhe kriminale. Siç është bërë vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç bëhet vettingu i punonjësve të policisë dhe i punonjësve të gardës, të bëhet dhe vettingu i politikanëve. Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve”, – tha kryetari i PD.