Sekretari i burimeve njerëzore në PD, Endri Hasa, ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë në Greqi.

Hasa u ka shpjeguar propozimin e Partisë Demokratike për votën e diasporës, i cili u kthen te gjithë emigrantëve shqiptarë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend.

 

Postimi i plotë i Sekretarit të Burimeve Njerëzore në PD, Endri Hasa:


Kënaqësi të bashkëbisedoja në Athinë me kryesinë e degës Greqi dhe grupet e punës përgjegjës pë ri-organizimin e degës.

Bashkëatdhetarët tanë që me shumë sakrifica kanë ngritur jetë e tyre këtu dhe që japin gjithmonë një kontribut të çmuar për Shqipërinë ju është mohuar gjithmonë e drejta e votës dhe duan të jenë një orë e më parë pjesë e vendimarrjes për fatet e vëndit të tyre.

Me propozimin e Partisë Demokratike për votën e diasporës, ne u kthejmë te gjithë shtetasve shqiptarë me qëndrim jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend.

Listat e hapura fuqizojnë votën e tyre duke i dhënë mundësinë të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe që u shërben qytetarëve.