Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, i është përgjigjur akuzav të Sali Berishës ndaj PD. Karabina shprehet se Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Ajo gjithashtu thotë se Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe dh për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në.

 

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.

Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.