Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar pas miratimit të buxhetit nga ana e qeverisë nën tymueset e Rithemelimit dhe pa asnjë debat në Kuvend.

Me anë të një postimi në Facebook, zoti Bejko shprehet se sa herë Sali Berishës I duhet të përballet me drejtësinë, është gati të ndez zjarr. Sipas tij, të njëjtën gjë do edhe Edi Rama sa herë I duhet të jap llogari drejtësisë për korrupsionin qeveritar.

 

REAGIM I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ROLAND BEJKO

Pas zjarrit të ndezuar sot në parlament, Sali Berisha shpreson t’i shpetojë zjarrit qe SPAK ka ndezur në avllinë e tij.

Sa herë Berishës i duhet të përballet me drejtësinë është gati të ndezë zjarr;  sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin që i ka mbërthyer qeverinë i duhet nje aleat zjarrvënës.

Tani është koha që Sali Berisha dhe Edi Rama të japnin llogari para SPAK, por në vend të saj, këta të dy në bashkpunim me njlri tjetrin na shfaqin spektaklin e rradhës.

Asnjëri prej tyre nuk ka interes për llogaridhënie në parlament sepse u dalin zbuluar oligarkët e përbashkët që marrin shumicën e parave nga buxheti i shtetit.

Sot do diskutohej në Parlament buxheti i shtetit, ku dhe si do përdoreshin paratë e shqiptarëve për vitin që vjen. Por Berisha me zjarrin që ndezi nuk u dha mundësi shqiptarëve të dëgjonin mbi abuzimet e mundshme financiare që qeveria e Ramës do bëjë në 2024.

Rama dhe Berisha janë bashkë sipas parimit, “njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën e aleancës së kullave me oligarkët e përbashkët”.