FJALA E DEPUTETES DHE ANËTARES SË KRYESISË SË PD, ANDIA ULLIRI, NË AKTIVITETIN PËR 8 DHJETORIN ORGANIZUAR NGA PD
Përshëndetje te gjithe, faleminderit qe gjetet kohe dhe mundesi te jeni pjese e ketij takimi ose me sakte bashkebisedimi ne kete dite te vecante.
Kam kënaqësinë të jem e shoqëruar në panel nga Z. Kreshnik Collaku- Nenkryetar i PD, Znj. Enriketa Papa- Kryetare Fondacioni per Liri dhe Demokraci, Z. Geni Qendro- Anetar i Keshillit Bashkiak Sarande dhe Znj. Dorilda Kaculi- Studente e protestes studentore 2018/ aktiviste PD
Sot, ne mblidhemi për të festuar Ditën e Rinisë, në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare, iniciatorë e protagonistë te një momenti që i bën jehonë frymës së ndryshimit, e ne fakt te nje date që përcakton nje rrjedhoje te rendesishme te historise se kombit tonë, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Më 8 dhjetor 1990, studentet, të rinjtë shqiptarë qëndruan të bashkuar, duke kërkuar një të ardhme që përqafonte lirinë, demokracinë dhe mundësitë. Ishte një moment kyç që transformoi shoqërinë tonë dhe na vendosi në rrugën e përparimit, per te ndertuar “Shqiperine si gjithe Europa”
Rinia, rrahja e zemrës së çdo kombi, janë arkitektët e fatit te shoqerise tone. Ata kanë dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tyre për të formuar një të nesërme më të mirë. Jehona e zërave të tyre ne dhjetorin e 90-es kumbonte nëpër rrugë, duke thyer prangat e së kaluarës dhe duke hapur rrugën për një shoqëri te lire, demokratike, më gjithëpërfshirëse dhe dinamike.
E ne gjeneze te pluralizmit shqiptar por edhe ne rrugetimin deri diten e sotme, Partia Demokratike ishte forca politike qe bashkoi forcat dhe shpresen e te rinjve per te ardhmen. E ne fakt nuk mund te jemi vecse krenar per rolin qe Partia Demokratike ka patur, por sot jemi edhe me shume pergjegjes per ate se cfare roli do kete serish Partia Demokratike ne te ardhmen e vendit. Ne kohe te trazuara e te veshtira, te rinjte kane gjetur shpresen per te permbysur sistemin me te ashper diktatorial e na takon te jemi serish sot shpresa per Shqiperine Europiane.
Ne kohe aspak te lehta, PD ka treguar se ka qene busulla e orientimit euro-atlantik dhe pro-perendimor, e tille duhet te jete dhe vazhdimesia. PD eshte ngritur mbi bazen e vlerave e duhet te jete gjeneza e meritokracise, e drejtesise, e te drejtave dhe me se shumti e kthimit te besimit tek Shqiperia europiane.Jam e bindur se cdo brez ka sfidat e tij, e ndoshta sfida jone eshte te qendrojme te palekunder perkrah aleateve tane, perkrah vlerave, perkrah qytetareve. Ndoshta eshte rruga me e veshtire, por ne duhet te punojme te ndertojme rrugen e drejte.
Te jesh nje i ri sot ne Shqiperi ka nje botekuptim do thoja ndryshe dhe secili nga ne e ka perjetuar qofte prane familjeve tona, prane te afermve tane apo miqve. Të rinjtë sot ndihen dhe janë të pa vlerësuar, ndihen dhe jane të demotivuar per te ardhmen e tyre e akoma me keq jane te pashprese per te ndertuar familjen e tyre ketu ne Shqiperi.
Kjo eshte sfida jone, kjo eshte sfida e te djathes dhe Partise Demokratike, te kthejme vemendjen tek rinia, te kthejme vemendjen tek qytetaret dhe familjet, te punojme dhe te motivojme sot, qe Shqiperia te mos jete bosh neser. Kjo duhet te jete rruga e PD, te ktheje shpresen tek te rinjte, te ktheje shpresen tek shqiptaret.
Politika e ndermarra nder vite, jo per te mbajtur sot ne kete bashkebisedim krejt miqesor nje qendrim tipik opozitar, por si nje e re e Shqiperise, pergjigja e te rinjveie ka treguar vete rezultatin, Te rinj qe kane zgjedhur te refuzojne duke mos marre pjese ne zgjedhje, duke mos qene aktive ne jeten aktive politike e socilae dhe me e dhimbshmja duke rrezikuar edhe jeten per tu larguar nje ore e me pare nga ketu. Nuk ka nevoje per asnje statistike per te vertetuar kete plage qe po perballemi pergjate ketyre viteve, eshte nje realitet qe po e shohim cdo dite.
Une besoj se eshte koha qe politika nuk mund te qendroje vetem e shkruar në letra e raporte, politika jone sot duhet te jete sa me prane qytetarit, prane te rinjve, per tju dhene ze problemeve dhe sfidave te jeteses se perditshme. Te rinjte jane thesari me i vyer i shoqerise se neserme, te rinj qe luftojne per nje jete me te mire, te rinjte qe kane besim se e ardhmja e shqiperise eshte e ardhmja europiane jane modeli qe ne duhet te promovojme, eshte modeli qe PD ashtu si ne vitet 90 ka ne gjenezen e saj.
Une jam besimplote se edhe pse na pret nje rruge e gjate, aspak e lehte, eshte rruga e duhur, eshte rruga e drejte, eshte rruga e vetme per Shqiperine europiane. Ndaj uroj qe ky takim sot te sherbeje edhe si nje moment reflektimi por edhe si pergjegjesi e secilit nga ne per te vene “gurin tone” ne kete rrugetim.
Me shume kenaqesi dua qe te degjojme edhe komente e kendveshtrime nga paneli, per tju kaluar ne nje bashkebisedim.