REAGIMI NË EMËR TË PD, NGA NËNKRYETARI ROLAND BEJKO
Halli i Berishës, por edhe ai i Ramës, nuk zgjidhet duke marrë peng Reformën Zgjedhore.
I vetmi person i autorizuar për të folur për Reformën Zgjedhore në emër të Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj.
Ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilët jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie.
Sa herë që disa individë ndryshojnë qëndrim, ata thjesht lëpijnë atë që kanë pështyrë, por nuk mund të ndryshojnë dot qëndrimin dhe bindjen e thellë të PD-së për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e shqiptarëve.
Njeriu që i ka dalë emri si kontribues në punët e pista për llogari të familjes Berisha, nuk mund të jetë pengmarrës i interesit të qytetarëve për lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës.
Halli me drejtësinë dhe frika nga vota e qytetarëve që këta individë kanë, nuk mund të bëhet pengesë për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë deputetët e tyre, dhe diasporës të drejtën e mohuar për të votuar.