Bashkëkryetari për reformën zgjedhore dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Në fjalën e tij, alibeaj ka denoncuar dhunën e ushtruar ditën e sotme ndaj gazetarëve në Kuvend dhe se shprehet se këto janë skena që PD ka dashur t’i shmang dhe kemi qenë me qëndrimin që Parlamenti dhe Komisonit mos të shndërrohen në salla ku maten muskujt.

 

“Në fillim të këtij komunikimi dua ta fjalën time nis me një ndjese për incidentin që ndodhi me gazetarët, personalisht Ardit. Janë skena që ne kemi dashur t’i shmangim, kemi qenë me qëndrimin që Parlamenti dhe Komisonit mos të shndërrohen në salla ku maten muskujt. Ndjesë dua t’i drejtoj dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, të cilët edhën për të marrë pjesë. Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës të atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Parlamenti duhet të jetë vendi ku flitet dhe ngrihen interesat e qytetarëve. Pala e mazhorancës e ka pritur të shndërrohet në atë mënyrë, atë teatër të shëmtuar parlamenti, me qëllimin e qartë dhe të saktë, mos e bëjë reformën zgjedhore, siç u shpreh dhe bashkëkryetari, që është komod me këtë kod zgjedhor. Me sa duket do ti bëjë zgjedhjet kështu” – tha Alibeaj.

 

Ai më tej tha se testi i sinqeritetit për Reformën Zgjedhore është është se kush ka propozuar një dhe çfarë ka propozuar.

 

“Testi i sinqeritetit është kush ka propozuar një dhe çfarë ka propozuar. Ne kemi prezantuar që para një viti e gjysëm që kemi paraqitur draft amendamente. Është fakt. Jeni apo jo për lista të hapura, për Shqipëria një zonë, vota e emigrantëve? Kjo është pyetja!” – tha më tej Alibeaj.

 

Sipas tij, përballjen e kemi me shqiptarët dhe duhet të shkojmë atje dhe të na tregojnë nëse na duan apo jo dhe se kjo bëhet vetëm me lista të hapura.

 

“Përballjen e kemi me shqiptarët dhe duhet të shkojmë atje dhe të na tregojnë nëse na duan apo jo. Por kjo bëhet vetëm me listat e hapura. Kush nuk pranon këtë lloj sistemi dhe që bën ato shfaqje të shëmtuara, një teatër të përbashkët. Pasi bëjnë teatrin, puthen dhe përqafohen. Pas asaj që ndodhi me ty Ardit, ata u përqafuan me njëri-tjetrin” – tha Alibeaj.

 

Ai gjithashtu shpjegoi edhe punën e vetos, që është pushteti që mazhoranca të mos marrë ndonjë iniciativë ta bëjë në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore. Sipas tij, PS ka marrë me primin 7 mandate të pamerituara dhe se me propoyimin e PD ua heqim dhe atë primin e fshehtë.

 

Dua të sqaroj edhe këtë punën e vetos. E drejta e vetos është pushteti që mazhoranca të mos marrë ndonjë iniciativë ta bëjë në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore. Zero shans ka me ne që kjo mazhorancë të marrë mandate me sistemin që ata kërkojnë. Kanë marrë me primin 7 mandate të pamerituara. Me sistemin tonë ua heqim dhe atë primin e fshehtë. S’ka për të ndodhur me mua bashkëkryetar. Nuk i futem asnjë lloj analize, e kam detyrim këtë karrige, jo personale