Postimi i sekretares për gruan në PD, Taulanda Jupi:

 

Nga Vlora

 

Zonjat demokrate të Vlorës kanë vullnetin dhe vetëdijen se ashtu si çdo strukturë tjetër e Partisë duhet të rindërtojë marrëdhënien me qytetarët në një dialog të hapur dhe të sinqertë, ashtu edhe Forumi i Gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.

 

Kjo sfidë të vështirë kërkon së pari vullnet, mendje e zemër të hapur, gjithpërfshirje, kërkon vizion, energji dhe mbi të gjitha integritet. Por si çdo punë e mirë nuk bëhet vetëm, ndaj unë mendoj dhe shpresoj se me mbështetjen e zonjave kurajoze demokrate do ta shndërrojmë këtë projekt në një realitet.

 

Së bashku me  deputetin e qarkut Vlorë Arbi Agalliun, Kryetarin e Degës së PD në Vlorë mikun Gjergji Nika dhe Anila Toto drejtuesen e Forumit të Gruas së PD në Vlorë, zhvilluam një takim me zonja, gra e vajza demokrate dhe qytetare të Vlorës.

 

Ju faleminderit me zemër, për qëndresën, përkushtimin dhe sakrificën tuaj zonja të nderuara të Vlorës.