Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD, në bashkinë Tiranë, Enriketa Papa, ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit në bashki, që ka të bëjë me shoqërinë “Tirana DC” dhe restorantin “The Home” dhe që ka si autorë ish-zëvendëskryebashkiakun, Arbjan Mazniku dhe këshilltarin e kryeministrit Endri Fuga.
Papa shprehet se fondet publike janë përdorur për organizimin e darkave dhe aktiviteteve të tjera në këtë restorant, që nënkupton një konflikt të qartë interesi dhe shpërdorim të detyrës publike për përfitime personale, si dhe shfryzëzim për efekte përfitimi të lidhjeve klienteliste bisnes-politikë.
Ajo gjithashtu i bën thirrje kryebashkiakut, Erion Veliaj, të pranojë kërkesën e PD për të dëshmuar në Këshillin Bashkiak, pasi spas saj është kriminale që paratë e taksapaguesve të përdoren për të krijuar favore personale për një grup të privilegjuar në kurriz të qytetarëve.
DEKLARATA E KRYETARES TË GRUPIT TË KËSHILLTARËVE TË PD NË BASHKINË TIRANË, ENRIKETA PAPA
Sot, në emër të Grupit të Këshilltarëve Bashkiake të Partisë Demokratike, dua të denoncoj praktikat të reja të paligjshme dhe klienteliste në Bashkinë e Tiranës. Sipas denoncimit të bërë nga PD, shoqëria Tirana DC, nën pronësi të plotë të Bashkisë së Tiranës, ka shpenzuar fonde publike në mënyrë të papërshtatshme, duke privilegjuar bisnese në pronësi të të afërmëve të individëve besnikë të kryeministrit. PD si dhe media investigative hodhi indicje dyshimi mbi lidhje klienteliste midis shoqërisë së Bashkisë Tiranë, “Tirana DC” me restorantin “The Home”, në pronësi familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës.
Mazniku, sot Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore, gjatë kohës së investigimit ka qenë në postin e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Kurse Fuga, sot njihet si drejtues i Agjencisë për Media dhe Informim, dhe ish këshilltar i ngushtë i KM Rama.
Fondet publike janë përdorur për organizimin e darkave dhe aktiviteteve të tjera në këtë restorant, që nënkupton një konflikt të qartë interesi dhe shpërdorim të detyrës publike për përfitime personale, si dhe shfryzëzim për efekte përfitimi të lidhjeve klienteliste bisnes-politikë. Media raportonse shoqëria Tirana DC ka dhënë tendera me vlerë të konsiderueshme shoqërive të afërta me Maznikun dhe Fugën, konkretisht bashkëshorteve të tyre.
Kjo aferë e re mbi “punëmbaruarit” dhe bisneset e tyre klienteliste publikuar në media, ngre pikëpyetjetë mëdha mbi integritetin e njerëzve në Bashkinë e Tiranës dhe të qeverisë dhe mbi vetë procesin eprokurimit publik, ku indicjet për përfitime nga fondet publike, shpërdorim të detyrës dhe favorizime klienteliste janë alarmante.
Është detyra jonë si përfaqësues të qytetarëve të monitorojmë dhe të denoncojmë çdo shkelje të ligjit dhe abuzim me pushtetin. Ne duhet të sigurojmë që fondet publike të përdoren për të mirën e përgjithshme të qytetarëve dhe qytetit të Tiranës, dhe jo për të favorizuar interesat personale të disa individëve, si kryebashkiaku me një grushtburokratësh dhe familjarësh.
Nxisim institucionet e drejtësisë të hetojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtyre skandaleve dhe për të proçesuar të gjithë përgjegjësit për shpërdorimin e pushtetit dhe fondeve publike të qytetarëve dhe taksapaguesve në Tiranë.
Si grup këshilltarësh i Partisë Demokratike, kemi kërkuar transparencë të plotë dhe raportim në Këshillin Bashkiak nga Kryebashkiaku socialist Erion Veliaj për të sqaruar një sërë problematikash që kanë të bëjnë me incineratorin, shoqëritë aksionere të Bashkisë Tiranë, dhe përgjegjësitë e tij mbi emërimin e drejtorëve, 5D, 3D, Tirana Beton, EcoTirana apo edhe mbi këtë aferë të re të indikuar nga media të shoqërisë Tirana DC.
Kërkesat tona janë depozituar që në dhjetor. Por Kryetari i Bashkisë si njeriu kryesor përgjegjës për qeverisjen e Tiranës, duket se i frikësohet fjalës dhe argumentave të këshilltarëve bashkiak të opozitës. Ai refuzon të bëjë transparencë dhe të japë llogari në Këshillin Bashkiak.
Është e papranueshme dhe kriminale, që paratë e taksapaguesve të përdoren për të krijuar favore personale për një grup të privilegjuar në kurriz të qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbi i qeverisjes së mirë. Qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të dinë se si përdoren paratë e tyre.