Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Taulanda Jupi:
Programi për artin kulturën, trashëgiminë e kulturës dhe të mendimit ka si qëllim strategjik të shndërrojë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore në një industri kreative funksionale, të integruar dhe konkurruese, me ndikim të rëndësishëm social dhe ekonomik. Shqipëria meriton më shumë, shqipëtarët meritojnë më shumë, ndaj objektivi politik i programit të Partisë Demokratike është : “Art dhe kulturë e aksesueshme për çdo qytetar, jo vetëm si një e drejtë humane, por si një faktor themeltar për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante dhe gjithpërfshirëse”
* Partia Demokratike angazhohet për rritjen progresive të buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës në masën 50 milion €.
* 0% taksë për individin krijues, për të nxitur krijimtarinë në sektor të industrisë kreative.• RINFOND – do të jetë fondi prej 1 MILION i dedikuar për artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë sepse të rinjtë tanë meritojnë më shumë, ata duhet të shkëlqejnë me artin dhe talentin e tyre në Shqipëri.
* Partia Demokratike angazhohet se do të rrisë në masën 5 MILION € buxhetin për KINEMATOGRAFINË duke synuar me këtë Prodhimin Promovimin dhe Distribuimin e produktit kinematografik shqiptar.
* Krijojmë për herë të parë mekanizmin e rimbursimit për të gjithë investitorët e huaj në kinematografi në masën 35% ( mekanizmi i njohur si Tax Credit ose Tax Rebate )
* Përmes Strategjisë Kombëtare për zbatimin e “Ligjit për të Drejtën e Autorit” 10 fishojmë të ardhurat që gjenerohen nga industria kreative të lidhura me të drejtën e autorit nga 0.7 mln € që është sot synojmë 7 milionë €.
Ne besojmë se arti, kultura dhe trashëgimia kulturore përmes investimit, rikonceptimit e reformimit të thellë strukturor dhe ligjor në vizionin qeverisës të Partsë Demokratike do të shndërrohen në një vektor të rëndësishëm drejt integrimit kulturor të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin Europian.