Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

 

FJALA E ANDIA ULLIRI, DEPUTETE E PD:

 

Një vend pa rini është një vend pa të ardhme, një vend pa guxim, një vend pa fuqi transformuese.

Qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës kështu e do Shqipërinë, pa rini, pa guxim, pa të ardhme, sepse vetëm kështu mund të mbrojnë interesat e një pakice që nuk ka lidhje me nevojat dhe shpresat e rinisë.

Prandaj Edi Rama është përgjegjës për largimin e bashkëmoshatarëve të mi!

Një vend ku kostot e jetesës janë të papërballueshme, forca blerëse e ulët dhe pagat larg mundësive për të ndërtuar një jetë me dinjitet, nuk është një vend për rininë.

Secili prej nesh e njeh mirë dramën e shpopullimit, nuk ka familje pa një vjazë apo djalë që nuk ka ikur apo nuk po presin rastin e parë për të ikur nga varfëria që ka pllakosur vendin për shkak të qeverisë Rama.

Prej vitesh këmbanat e alarmit kanë rënë, por qeveria nuk dëgjon, nuk shikon, nuk e ndjen këtë plagë të madhe.
Kjo do të marrë fund.

• Partia Demokratike do krijojë Fondin me Prioritet për Punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë si prioritete ekonomike të vendit me synim për të rritur sipërmarrjet në fushën e teknologjisë të drejtuara nga të rinjtë.

• Do të hartojmë nisma per ta kthyer Shqipërinë në qendër të investimeve të IT ku kompanitë dhe individët me mbështetjen e qeverisë do aftësohen që të konkurojnë në ofrimin e shërbimeve të IT dhe programimit në tregun e BE.

• Do krijojmë grante financiare per stimulimin dhe mbështetjen e bizneseve familjare të zotëruara nga te rinjtë, që kanë në fokus zonat ku mungon përparësia ekonomike.

• Partia Demokratike i përmbahet angazhimit të saj të kahershëm për ndërtimin e një ure lidhëse ndërmjet universiteteve dhe tregut të punës

Në funksion të këtij zotimi qeveria e ardhshme e PD do financojë cdo vit deri në 10.000 praktika të paguara për studentët ekselentë në masën 30’000 lekë të reja.

RINIA DO TË JETË PRIORITET SEPSE RINIA MERITON MË SHUMË!