Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për emdiat është shprehur se rezultati i Reformës Teritoriale që u bë me pretekstin se do të rriste efikasitetin duke ulur numrin e njësive, nga ana tjetër u bë e kundërta e asaj që synohej.

Karabina shprehet se në vitin 2015 numri i të punësuarve buxhetorë në njësitë e qeverisjes vendore ishte vetëm 20 mijë, ndërsa në vitin 2023 është rritur në 37 mijë. Dhe kjo rritje sipas saj, vjen në një kohë kur vendi po shpopullohet për shkak të korrupsionit të qeverisë dhe qytetet janë zbrasur, numri i të punësuarve në pushtetin vendor vazhdon e rritet.

Karabina më tej thotë se ky raport jo proporcional i largimit nga vendi dhe rritjes së të punësuarve ka vetëm një shpjegim të qartë, përdorim nga qeveria të të punësuarve vendorë si armatë elektorale për vota për të ruajtur pushtetin.

 

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË DEMOKRATËVE EUROATLANTIKË, MIRELA KARABINA

 

Investime të munguara dhe rritje dramatike të numrit të punonjësve në bashkitë e vendit.

Ky është rezultati i Reformës Territoriale të dështuar të Edi Ramës të ndërmarrë dhjetë vite më parë.  Reforma u bë me pretekstin e rritjes së  efikasitetit administrativ përmes uljes së numrit të njësive dhe çlirimit të fondeve për përmirësim të shërbimeve të pushtetit vendor, ndërkohë që u bë pikërisht e kundërta e asaj që synohej.

Para reformës së vitit 2015 numri i të punësuarve buxhetorë në njësitë e qeverisjes vendore ishte vetëm 20 mijë, ndërsa në vitin 2023 është rritur në 37 mijë. Numri i punonjësve u rrit me 12% më 2023 kundrejt vitit 2019, dhe me një rritje gati prej 90% në krahasim me vitin 2015.

Në një kohë që vendi po shpopullohet për shkak të korrupsionit qeverisës dhe qytetet janë zbrasur, numri i të punësuarve në pushtetin vendor, është rritur.

Ky raport jo proporcional i largimit nga vendi dhe rritjes së të punësuarve ka një shpjegim të qartë, përdorim nga qeveria të të punësuarve vendorë si armatë elektorale për vota për të ruajtur pushtetin.

Në vend të rritjes abuzive të numrit të punonjësve për interesa pushteti, duhet të investohet në shërbime për qytetarët: në ujësjellësa me qëllim sigurimin e ujit 24 orë; investime në kanalizime që qytetetet mos përmbyten me një gisht ujë; në pastrim dhe mirëmbajtje të qytetit;  në menaxhim dhe përpunim të mbetjeve që djegia e tyre mos ndotë ambjentin dhe të vë në rrezik jetën e qytetarëve, investime në çerdhe, kopshte, shkolla me parametra jetikë të hapsirës, ajrit, ngrohjes dhe kushteve normale të mësimit e shumë shërbime të tjera, funksione të pushtetit vendor.

Por qeveria e korruptuar si kjo e Edi Ramës nuk mund ta bëj këtë shërbim për qytetarët, pasi qëllimi i saj është përfitimi në kurriz të tyre.

Skemat mafioze të vjedhjes së fondeve publike përmes korrupsionit të incerenatoëve apo kompanive 5D janë dëshmi e qartë e babëzisë për të vjedhur dhe plaçkitur qytetarët dhe gjithë burimet e mundshme.

Ҫdo ditë që kalon nën qeverisjen e Edi Ramës, është një kosto e lartë për qytetarët dhe vendin.

Qytetarët meritojnë shërbime për një jetë të mirë, të sigurtë dhe dinjitoze.

Alterantiva jonë për të adresuar problemin dhe zgjidhur atë, do të kthejë vendin në normalitet dhe do t’i hapë rrugë zhvillimit.

Qytetarët meritojnë më shumë.

Shqipëria meriton më shumë.