Komuniteti çam në Vlorë mbështet fuqishëm kandidatin Gend Deromemaj dhe Partinë Demokratike, kjo është faktuar edhe në takimin madhështor organizuar me mbështetje të deputetit Dashmir Tahiri në Pallatin e Kulturës në Vlorë. Me qindra çamë, të të gjitha moshave, kanë pjesë e këtij takimi entuziast, ku është garantuar vota për fitoren e 21 qershorit.
“Ne nuk e kemi luksin e akrobacive politike”, – tha Bukuroshe Isufi, pjesë e listës së këshilltarëve bashkiak. “Për këtë, – tha ajo, – ne mbështesim me këmbëngulje deputetin Dashamir Tahiri.” Ndërsa kërkoi votë për numrin 3 dhe numrin 15.
Numri 2 i Partisë Demokratike të Shqipërisë Arben Ristani, i kërkoi çamëve e gjithë vlonjatëve të votojnë si duhet në 21 qershor, për t’i dhënë fund arrogancës dhe klikës së krimit që ka kapluar shtetin. Ai tha se Genc Deromemaj ka një program konkret, ndërsa përballë s’ka alternativë.
“Shtëpia e çdo çami është aty ku kanë qenë shtëpia e të parëve tanë, te Partia Demokratike”, – tha deputeti Dashamir Tahiri.
Ai u kërkoi bashkëkomunitarëve të tij të zbojnë sahanlëpirësit që kërkojnë votë për interesa personale. Deputeti Tahiri garantoi se me Genc Deromemaj dhe Partinë Demokratike, çamët do të përfaqësohen denjësisht në nivelet e qeverisjes lokale, duke marrë vendin që meritojnë.
“Me konsideroni djalin tuaj, djalin e Çamërisë, dhe më mbështesni!”, – ishte kërkesa e sinqertë e kandidatit Genc Deromemaj ndaj komunitetit cam. Ai tha se u detyrohet atyre dyfish, për shkak të shpërfilljes së madhe dhe mungesës së vëmendjes për zonat ku jetojnë çamët në Vlorë.
Salla e tejmbushur e Pallatit të Kulturës, dëshmoi edhe një herë se çamët në Vlorë, janë pjesë natyrale e së djathtës e në 21 qershor do të mbështesin e votojnë Genc Deromemaj dhe Partinë Demokratike, pasi ky komunitet gjithmonë është mbështetur te puna dhe dinjiteti, vlera që do të mbrojë edhe me votën e 21 qershorit.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Qershor 2015