Blog

17 Dhj
0

Deklaratë e zëdhënëses së Grupit Parlamentar, Grida Duma

Edi Rama do të bëjë nesër një puç kushtetues.

Ai ka shumë arsye për të shkelur Kushtetutën, për të shkatërruar reformën në drejtësi dhe për të marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshem!

Lidhjet e Ramës dhe të qeverisë së tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me aferat më të rënda korruptive kanë filluar të dalin në sipërfaqë duke i rrezikuar pushtetin.

Ministri i tij model, Saimir Tahiri, është nën hetim në Shqipëri dhe në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Prandaj, Edi Rama, që lejoi, mbështeti dhe bleu pushtetin me paratë e drogës, kërkon të pengojë dhe të ndalë hetimet për Saimir Tahirin! Me prokurorin e tij politik ai do të shpëtojë Tahirin nga hetimi dhe drejtësia.

Kompania e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, është nën hetim për trafik droge. Ai vetë, njësoj si Dako, ka vënë në shërbim të trafikantëve dhe kriminelëve shërbimet publike dhe lejet e ndërtimit ne Elbasan. Duke marrë nën kontroll Prokurorin e Përgjithshm, Edi Rama do të shpëtojë Vangjush Dakon dhe deputetë socialistë të lidhur me të.

Mediat raportuan dje se kompania e Eskobarit të Ballkanit, Kelment Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka marre deri para pak ditësh dhjetëra kontrata me për ruajtjen e objekteve shtetërore në Qarkun e Vlorës.

Lidhjet e Ramës me trafikun ndërkombëtar të drogës janë të shumëfishta, prandaj ai do me cdo me cdo kusht të bëhet vetë edhe Prokuror i Përgjithshëm.

Këto janë arsye të mjaftueshme që çdo qytetar t’i bashkohet protestës së opozitës nesër përpara Parlamentit.

Ne ftojmë këdo që beson tek demokracia, që ka vendosur të ndërtojë jetën në këtë vend dhe që do të jetojë me dinjitet të bashkohet me protestën tonë nesër para parlamentit.

Nesër populli do të bashkohet në mbrojtje të Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi!

Të bashkohemi nesër e të tregojmë se nuk pranojmë një diktaturë të re, diktaturën e krimit kundër të ardhmes tonë europiane!

Read More
17 Dhj
0

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku

Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë me 178 milionë euro nuk është vetëm korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë Rama, por edhe një dosje me shkelje të rënda penale.

Procedura për djegësin e Elbasanit është modeli i shkeljes flagrante të ligjit për konçesionet dhe një hetim i pavarur do të çonte pas hekurave të burgut cilindo ministër që ka firmosur për të, duke nisur me Arben Ahmetajn.

Për dhënien me konçesion të inceneratorit të Elbasanit, ligji parashikon 3 procedura, por ato u shkelën të treja! Më kryesorja ndër to ishte anashkalimi i tenderit ndërkombëtar. Në vend të garës së hapur qeveria bëri blerje direkte me plot 22 milionë euro.

Por jo vetëm kaq!

–       Kompania fituese nuk kishte asnjë përvojë të ngjashme!

–       Buxheti i saj ishte më pak se 1,000 USD!

Pyetjet që rëndojnë përgjegjësinë penale janë:

Pse nuk u publikua as njoftimi i garës?

Pse nuk u shpall fare procedura e ndjekur?

Pse nuk u shpall asnjë kriter ligjor dhe teknik për vlerësimin?

Përgjigja është një! Sepse pas kompanisë që mori 22 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit qëndron Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sigurisht, me dijeninë e kryeministrit Edi Rama!

Shkelja e procedurave të konçesionit është vepër penale që dënohet me burg të gjatë për ministrat hajdutë!

Fabrika e djegies së plehrave në Elbasan është gjithashtu modeli i keqpërdorjes së qeverisë për interesat korruptivë të ministrave të Ramës.

Dokumentat tregojnë se brenda 24 oreve janë kryer 9 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës mga qeveria!

1- Me 16 Dhjetor 2014 kompania e Arben Ahmetajt u shpall fituese

2- Koha per ankimin u caktua brenda datës 16.

3- Koha për shqyrtim ankese u mbyll brenda datës 16.

4-Dergimi i draftit për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16.

5- Përgjigja me shkrim e komenteve nga ministritë e tjera  erdhi brenda datës 16.

6- Hartimi i kontratës me 40 faqe  brenda datës 16.

7- Negocim kontrate mes paleve brenda datës 16.

8- Firmosje kontrate mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Arben Ahmetajt brenda datës 16.

9-Miratim kontrate në mbledhje qeverie me datën 17 Dhjetor 2014!

Për çdo shqiptar është e kuptueshme se gjithçka ka qenë e paracaktuar, që Arben Ahmetaj, me lejen e Edi Ramës,  të marrë 22 milionë euro nga buxheti i shtetit për një fabrikë që do të helmojë ajrin në Elbasan.

Ndërtimi i tre inceneratorëve është një nga aferat më të rënda të qeverisë Rama, prandaj i bejmë thirrje ish ministrit Lefter Koka që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin miliona euro duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Mbulimi i aferës korruptive të tre djegësve të plehrave është një motiv më shumë pse Edi Rama kërkon të kapë prokurorin e pergjithshem.

Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen protestës kundër kapjes së drejtesisë nga kryeministri Rama.

Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë pa frikë hetimin e kësaj afere për kryepeshqit e korrupsionit.

 

Read More
16 Dhj
0

Basha: Ftoj qytetarët të protestojmë të hënën brenda dhe jashtë Parlamentit kundër kapjes së drejtësisë nga pushteti i krimit të organizuar.

Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky:

Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Kushtetuta ka një qëllim të rëndësishëm në çdo shoqëri: të ndalojë abuzimin e pushtetit duke ju ndaluar politikanëve veprime të caktuara. Kushtetuta e Shqipërisë ja ndalon partisë në pushtet që të vendosë për Prokurorin e Përgjithshëm. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

 

Por Edi rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ja jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar.

 

Për ta kuptuar këtë qëllim duhet të shikojmë gjendjen ku ndodhet Edi Rama dhe njerëzit e tij më të afërt.

Saimir Tahiri është nën hetim në Shqipëri dhe Itali si një nga drejtuesit kryesorë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Sicili, gjatë kohës që ishte ministër i brendshëm, krahu i djathtë dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës. Po ashtu, dhjetra drejtues të lartë policie janë në hetim për trafik droge, për të cilët Edi Rama ka qenë i mirinformuar.

Vangjush Dako është nën hetim si bashkëpunëtor me krimin e organizuar, përfshi përdorimin e kriminelëve për të siguruar vota për Edi Ramën. Kompania e Qazim Sejdinit është në hetim për trafik droge dhe ai vetë është i dyshuar për aktiviett kriminal. Dhjetra ish-deputetë dhe deputetë dhe drejtues të PS-së kanë lidhje me drogën dhe i pret hetimi.

Nga ana tjetër, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj dhe dhjetra qeveritarë të tjerë janë të përshirë në skema masive korrupsioni dhe zhvatjen të pasurive të vendit, duke paralizuar krejtësisht ekonominë dhe investimet në vend. Ka fakte pa fund dhe ka biznesmenë dhe qytetarë që kanë fakte dhe janë të gatshëm të dëshmojnë kundër tyre, para një drejtësie të paanshme.

Piërisht, tani që laku i drejtësisë filloi të shtërngohet në qafën e Edi Ramës ai vendosi që të dhunojë Kushtetutën për të zgjedhur një prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën.

Prokurori politik i Edi Ramës do të përpiqet të zvarrisë, të pengojë dhe të devijojë hetimet për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Habilajt, Balilajt etj dhe për të shmangur hapjen e hetimeve për Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn dhe hajdutët e tjerë të Edi Ramës.

Kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë.

Dy muaj më parë paralajmërova se Edi Rama do zhytet gjithnjë e më shumë në krim për të mbrojtur veten dhe kjo po vërtetohet çdo ditë. Tani Edi Rama ka humbur çdo kontroll dhe nuk do të ndalet më në rrugën e tij shkatërruese.

Ai do t’i sjellë kosto të larta vendit, por fundi i tij është i vulosur. Autokratët e kriminalizuar si ai kanë vetëm një fund.

Ata që mendojmë se ne do të tolerojmë një kryeministër të lidhur me krimin që të sakrifikojë Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e kanë gabim. Ne nuk do tolerojmë dhe as nuk do të falim. As Edi Ramën, as Saimri Tahirin, as Vangjush Dakon e as Habilajt, Balilajt dhe Xhafajt. Nuk ka prokuror politik që mund t’i shpëtojë.

Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të kuptojnë se ajo që po ndodh në Shqipëri është mënyra se si shkatërrohet një vend: duke toleruar të keqen për ditë e nga pak. Fillimisht u toleruan kriminelët në Kuvend, pastaj u tolerua droga dhe trafiqet, pastaj u toleruan politikanët që u kthyen në kriminelë si Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako, pastaj u tolerua vjedhja dhe blerja e zgjedhjeve.  Mbi të gjitha u tolerua Edi Rama me të gjitha të këqijat që po sjell vendit.

Nëse vazhdohet duke toleruar të keqen, Shqipëria nuk do të ketë të ardhme. Është detyra e të gjithë qytetarëve  t’i dalim përballë krimit në politikë. Është detyra jonë të ndalim politikanët e papërgjegjshëm që janë gati të sakrifikojnë vendin për pushtet.

Unë sot shpresoj se edhe partnerët tanë të kuptojnë shpejt një të vërtetë të madhe.  Arsyeja e rritjes së emigracionit të paligjshëm shqiptar dhe e krimit shqiptar në vendet e BE është politike: tolerimi dhe mbështetja që Edi Rama i ka bërë drogës dhe krimit, e cila ka forcuar krimin dhe i ka cuar shqiptarët në dëshpërimin për ta kërkuar të ardhmen diku tjetër. Emigracioni i paligjshëm dhe krimi nuk ndalen me masa teknike, por me zgjidhje politike: pastrimi i politikës nga krimi, që shqiptarëve t’u kthehet besimi tek vendi i tyre.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk do luftojnë kurrë krimin sepse janë të kapur prej tij. Nëse doni që të mos ketë emigrantë të paligjshëm dhe grupe kriminale shqiptare në Francë, Britani, Hollandë e kudo në BE ka vetëm një rrugë: nxjerrja para drejtësisë e Saimir Tahirit, Vangjush Dako, Qazim Sejdninit, Habilajve dhe Balilajve dhe largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Të hënën është detyrë e cdo qytetari që beson tek demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para parlamentit.

Të hënën opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit, ndaj ftoj cdo qytetar që të mos qëndrojë spektator, por t’i bashkohet protestës tonë.

Read More
16 Dhj
0

Afera e fabrikave të djegies së plehrave, është vjedhje flagrante e të paktën 20 milionë eurove nga Arben Ahmetaj dhe Edi Rama

Deklaratë e Jamarbër Malltezit për aferën e inceneratorëve

Arben Ahmetaj dhe Edi Rama janë sot koka e mafias së plehrave në Shqipëri. Me ndërtimin e 3 inceneratorëve që do të helmojnë ajrin me djegien e plehrave, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama po vjedhin qindra miliona euro.

Partia Demokratike e bëri publik këtë skandal dy javë më parë, por sot do të sjellim detaje për skemën e zhvatjes së miliona eurove para publike për të ndërtuar 3 fabrikat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre inceneratorët  janë kaparisur me Klodian Zoton, bashkëpunëtori më i afërt i Arben Ahmetajt. Ata kanë punuar së bashku që në kohën e aferave shumëmilionëshe të Arben Ahmetajt me impulset telefonike të kompanise publike Albetelekom.

Përpara se ta çonte tek inceneratorët, Klodian Zoto i shërbente Arben Ahmetajt pranë Vilma Nushit, në konçesionin 120 milionë Euro të check up-it.

Deri më sot, ata kanë mbyllur kontratat për të marrë nga paratë publike mbi 50 milionë Euro, 22 milionë Euro për inceneratorin e Elbasanit dhe 28.2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit. Ështe duke u mbyllur kontrata edhe për Tiranën për 128 milionë Euro të tjera! Të gjitha kalojnë në 1 dorë, atë të Klodian Zotos, thënë ndryshe të Arben Ahmetajt.

Pra, plot 178 milionë euro (pa TVSH) nga taksat tona që po ndahen mes Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe sekserit të tyre në kundërshtim me ligjet dhe strategjitë në fuqi.

Të nderuar qytetarë, kontrata prej 28 milionë euro për inceneratorin e Fierit, nuk është botuar ne Fletoren Zyrtare, edhe pse ajo është firmosur një vit më parë.

Në bazë të kësaj kontrate të tipit mafioz, që nuk shpallet publikisht, Klodian Zoto, dmth Arben Ahmetaj, ka marrë deri tani 5 milionë euro nga taksat tona për një incenerator fantazëm, sepse nuk ka nisur akoma ndërtimin.

Pasi mori nga shteti 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit dhe 28 milionë për atë të Fierit “me çelësa në dore”, Klodian Zoto firmosi me një Italian kontratat për të marrë djegësit “me çelësa ne dore” përveç 15 milionë euro. Kësisoj 7 milionë euro u përlane për djegësin e Elbasanit dhe mbi 13 milionë euro për të Fierit, pra përmbi 20 milionë euro vjedhje brenda pak javësh!

Kjo është një aferë e katërfishtë:

  1. Vjedhje e 20 milionë eurove (pa përfshirë multiaferën për Tiranën)
  2. Minë me sahat për shëndetin publik
  3. Bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve, direktivën e BE-së dhe qëndrimit të ekspertëve europianë dhe të qeverisë gjermane.
  4. Falimenton përfundimisht biznesin e riciklimit, për të cilin Rama qau me lot krokodili një vit më parë që të mundësonte importin e plehrave.

Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave me pronar të vërtetë Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën, është arsye madhore përse Edi Rama kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm. Që të mos hetohet as kjo aferë e qartë vjedhjeje!

Partia Demokratike fton qytetarët të reflektojnë për këtë aferë vjedhjeje ashiqare që, me ndërtimin e 3 fabrikave të djegies së plehrave, dëmton shëndetin e tyre!

Partia Demokratike i bën thirrje ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që të bëhet i penduar, bashkepunëtor i drejtësisë dhe të denoncojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin dhjetëra miliona euro me 1 firmë.

 

Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë hetimin për të zbuluar zyrtarisht peshqit e medhenj të korrupsionit, Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn.

 

Read More
14 Dhj
0

Lulzim Basha takim në Bruksel me Presidentin e PPE, Joseph Daul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul. Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.

Kryetari i opozitës ndau me Presidentin e PPE, shqetësimin se mbrojtja politike, përmes imunitetit parlamentar, e ish Ministrit të Brendshëm Tahiri, I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, dështimi i policisë për të arrestuar tre ish drejtues të lartë të saj për të njëjtën dosje droge, si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror te Përgjithshëm vetëm me votat e PS, janë veprime te qeverisë për të penguar drejtësinë dhe qw minojnë shanset e vendit për integrim europian.

Me Presidentin Daul u bisedua edhe rreth shqetësimit të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vend ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit konsiderohen si kushte të patejkalueshme për integrimin europian të Shqipërisë.

Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëve është nisja e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kërcënimi  dhe pengesa kryesore mbetet  kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë së vendit.

Për të avancuar projektin europian të vendit opozita ka parashtruar si zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryetari Basha e falenderoi Presidentin e PPE-së Joseph Daul si një nga zërat e parë të Europës që denoncoi kriminalizimin dhe fenomenimin e kanabizimit të Shqipërisë. Presidenti Daul i garantoi Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE-së për Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

Read More
14 Dhj
0

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me grupin parlamentar për 16 amendamentet e deputetëve demokratë

Projektbuxheti 2018 duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, të cilin ne nuk duhet ta lejojmë të zbatohet. Për ndalimin e projektit mafioz, PD paraqiti amendamentet e veta në Kuvend.

· Amendamentet synojnë zhbërjen e sistemit kriminal të taksave, duke propozuar thelbin e programit të PD që e nxjerr Shqipërinë nga kriza: taksën e sheshtë 9%; TVSH-në 15% si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja.

· Miliarda lekë të konçesioneve, skemave korruptive dhe atyre për pastrimin parave në vend që t’u jepen tek 0,01 % e shqiptarëve, duhet të shkojnë për shumicën e shqiptarëve dhe aty ku vendi ka më shumë nevojë.

· Amendamentet janë për financimin e teksteve shkollore deri në klasën e nëntë, për rritjen e buxhetit në arsim në 5%, mbështetjen e fermerëve me 15 milionë euro subvencione, rritjen e pagave dhe pensioneve në nivelin e vitit elektoral, rritjen me 20% të fondit për ndihmën ekonomike.

· Synimi i PD është të frenojë projektin kriminal të Ramës me buxhetin e PPP (Pastrimit të Parave të Pista), të bëjë gjithçka brenda hapësirës së ngushtë parlamentare, për t’i shkurtuar mandatin kësaj qeverie që ka lidhur fatin politik me interesat kriminale. ​

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me grupin parlamentar për 16 amendamentet e deputetëve demokratë

Nesër, Edi Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e pastrimit të parave të pista, buxhetin e varfërimit dhe goditjes së qytetarëve, biznesit të vogël dhe të mesëm, të fermerëve, të fëmijëve dhe prindërve tyre, sa i përket sistemit arsimor, të rrënimit të mëtejshëm të shëndetësisë përmes koncesioneve korruptive, të ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro të inceneratorëve si skemë korruptive dhe mafioze e kriminale.

Qëndrimi i opozitës, qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet i qartë dhe i vendosur kundër këtij projektbuxheti i cili është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie të cilin ne nuk duhet ta lejojmë të zbatohet dhe pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në Parlament.

Ditën e nesërme në Parlament, me qëllim për të bërë transparencën totale para qytetarëve dhe me qëllim për të dhënë kontributin parlamentar për ndalimin e këtij projekti mafioz, ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në rradhë të parë; të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është ndërtuar këto 4 vite duke propozuar taksën e sheshtë 9%; TVSH-në 15% si dhe rritjen e nivelit për mbledhjen e TVSH-së në 12 milionë lekë të reja. Nuk janë asgjë e re, nuk besoj se habiteni sepse janë pjesë e programit ekonomik të Partisë Demokratike i cili është hartuar me mbështetjen e ekspertëve më të shquar ekonomikë të vendit dhe të huaj, dhe është çertifikuar si një program ekonomik që e nxjerr Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe i jep mundësinë për zhvillim dhe për rritje ekonomike duke garantuar mundësi për të gjithë dhe duke garantuar mbi të gjithë, konkurrencë të ndershme.

Së dyti; ne do të propozojmë që blloku i parave që u çohet si dhuratë, si patë e pjekur, oligarkëve dhe karteleve të tij për të pastruar paratë e drogës, përmes skemës së konçesioneve që u kushton qindra milion euro çdo vit shqiptarëve dhe skemës së pastrimit të parave të pista. PPP 1 miliardëshe të zhbëhet dhe këto para në vend që të shkojnë si pata të pjekura tek 0,01 % e shqiptarëve, një konglomerat kriminelësh të pasuruar me para të drogës dhe oligarkëve që po bëhen gati t’i pastrojnë këto para të drogës , këto para të shkojnë aty ku shoqëria, vendi, Shqipëria ka më shumë nevojë.

Së pari tek fëmijët e shqiptarëve , të cilët nuk kanë pse paguajnë tekstet shkollore, ku me përqindje fare të vogël të parave që u jepen konçesionarëve, iceneratorëve, oligarkëve me PPP, mund të paguhen tekstet shkollore për të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Së dyti për rritjen totale të buxhetit në fushën e arsimit në 5%.

Pra kjo është në kuadër të mbështetjes për fëmijët , të rinjtë shqiptarë , pa të cilët nuk mund të ketë të ardhme.

Së treti, mbështetja e fermerëve në nivelin e 15 milion eurove të subvecioneve.

Në programin tonë ekonomik , ne kemi një skemë të fuqishme të mbështetjes së fermerëve por minimumi që shteti duhet të bëjë për këta, është niveli prej 15 milion euro që shteti arriti në vitin 2013, por që prej atij viti nuk ka asnjë mbështetje reale me subvecione për fermerët.

Tre fabrika sallami në Korçë marrin të gjithë paratë e subvecioneve, ndërkohë që fermerët korçarë që janë përgjegjës për mbi 30 % të prodhimit bujqësor në Shqipëri, nuk shohin asnjë kacidhe.

Pse? Sepse prioritet i Edi Ramës janë pakica dhe jo shumica e njerëzve që punojnë me djersën e ballit.

15 milion euro subvecione për fermerët është një prej amendamenteve që ne do të paraqesim nesër.

Po kështu ne do të paraqesim një amendament që qeveria të mbajë nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve si në vitin elektoral. Nuk është pjesë e vizionit tonë. Sipas vizionit tonë, rritja do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme për pagat dhe në veçanti për pensionet.

Por të paktën të mbajnë të njëjtin nivel që mbajtën për vitin elektoral.

Është plotësisht e mundur. Nëse prioritet i tyre janë pensionistët shqiptarë, nëse prioritet i tyre është rritja e pagave, e kanë fare të lehtë që paratë t’i heqin nga duart e oligarkëve, t’i heqin nga PPP, t’i heqin nga konçesionet korruptive dhe t’i çojnë për rritje pagash dhe pensionesh. Propozimi tjetër ka të bëjë me shtresat në nevojë, me më të goditurit nga kriza ekonomike, duke propozuar rritjen me 20 % të fondit total për ndihmën ekonomike, e cila po kështu mbetet e pamjaftueshme edhe sikur propozimi ynë të pranohet, por të paktën është një hap që të çon drejt mundësisë për të futur në skemën e ndihmës ekonomike më shumë familje që sot janë në gjendje të mjerueshme, dhe për ta vazhduar këtë në vijim.

Ju kujtoj edhe një herë se 43% e shqiptarëve, nuk ngrohin dot shtëpitë dhe kjo sipas statistikave të vitit të kaluar, çka është përkeqësuar këtë vit.

20% e rritjes ekonomike nuk do ta zgjidhte problemin, por do të ishte shenja e parë e ndryshimit të politikës në vend, e vënies së interesave të qytetarëve dhe parave të taksapaguesve në shërbim të njerëzve dhe jo në shërbim të oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Sot pasdite do të keni në dispozicion të gjithë propozimin tonë të plotë.

Synimi ynë është së pari; të frenojmë projektin kriminal, të buxhetit 2018 të pastrimit të parave të pista, së dyti, të bëjmë gjithçka, edhe brenda hapësirës fare të ngushtë që ekziston në parlament, për t’i shkurtuar mandatin një qeverie të papërgjegjshme dhe një kryeministri që sundon përmes gënjeshtrës dhe propagandës, një kryeministri dhe një qeverie të faktuar tashmë para gjithë botës, si të lidhur me krimin, përfitues nga kartelët e drogës, dhe që e ka lidhur fatin e saj politik, vetëm me interesat kriminale dhe me pastrimin e parave të pista të drogës.

Me këto propozime do të shkojmë nesër në Parlament dhe do të bëjmë betejën tonë parlamentare me përjegjësi të plotë para zgjedhësve tanë, para njerëzve për të cilët kemi zgjidhjet tona politike, biznesit të vogël dhe të mesëm, fermerëve shqiptarë, rinisë shqiptare, pensionistëve shqiptarë, por po kështu me përgjegjësi para çdo shqiptari të djathtë dhe të majtë, për të frenuar një orë e më parë, këtë të keqe të madhe që ka zënë vendin. Për të frenuar projektin ogurzi të Edi Ramës dhe për të ecur drejt projektit tonë politik, zgjidhjes së vetme për stabilitet në Shqipëri, një qeveri anti-mafia, e cila të rikthejë legjitimitetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Z. Basha, si mund të frenohet projekti ogurzi, siç e cilësuat ju?

Duke vetëdijesuar qytetarët, duke u angazhuar në një dimension shumëdimensional i cili të përfshijë edhe angazhimin e të gjithë qytetarëve me një përballje pa kthim, për t’i treguar Edi Ramës dhe kastës që sot qeveris, që nuk ka dhe nuk ka pasur në asnjë çast mbështetjen legjitime. Studimi i fundit Bashkimit Europian tregon se 20% e shqiptarëve janë detyruar të shesin votën. I keni të qarta shifrat dhe nuk ka nevojë t’i bëjmë matematikën se çfarë tregon kjo. Kjo tregon një qeverisje pa legjitimitet. Por ne nesër do të bëjmë vetëm një pjesë të detyrës tonë, që është përballja parlamentare.

Read More
14 Dhj
0

Basha: PD e angazhuar në çmontimin e sistemit mafioz të blerjes së votës

Me përfaqësues të Insititutit Demokrat Amerikan (NDI) Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës.

“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”- tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore.

Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës. “Për këtë qëllim – tha Basha – zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”.

Delegacioni i NDI-së është në Tiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikqyrjen financiare. PD është e gatshme ta zbatojë këtë përvojë, por zoti Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit.

Përfaqësuesit e Institutit Demokrat Amerikan e vlerësuan shqetësuese situatën në Shqipëri dhe treguan gatishmëri për të dhënë mbështetje duke përshtatur eksperiencat më të mira ndërkombëtare në problematika të ngjashme.

Read More
13 Dhj
0

DP alternative for the 2018 budget

Within the parliamentary discussions for the 2018 budget, the Democratic Party of Albania has proposed a series of amendments targeting the current fiscal, health and educational policies, particularly regarding entrepreneurs, youth and vulnerable groups. The amendments have been backed by individual MPs of the Democratic Party .

AMENDMENT TO CHANGE THE PROFIT TAX RATE TO 9% (MP Edmond Spaho)
Numerous international reports confirm Albania high taxes. With a fiscal burden of 37%, this is among the numerous reasons why foreign investors are leaving the county. The Albanian-British Chamber of Commerce urged the Members of the Parliament via a letter made public very recently to find a consensus on restoring the 10% flat tax. The DP proposes to lower the tax rate to 9% from the current 15% imposed by the socialist ruling majority. This measure facilitates businesses, reduces informality, promotes economic development, opens up new jobs, creates conditions for fostering foreign investments, while improving the life of Albanians.

AMENDMENT TO REDUCE THE VAT TO 15% AND THE VAT THRESHOLD TO 12 MILLION ALL (MP Nadire Meçorapaj)
State revenues from VAT have decreased during these recent years mainly due to the informality factor and the consumption decline. We propose to revise the VAT tax rate from 20% to 15%, and the reduction of the VAT threshold to 12 million ALL for Small Businesses. These measures will give an immediate effect on consumer growth and will lead to reduced informality that is not solved by hitting businesses, but by facilitating their daily activity.

AMENDMENT TO REDUCE PERSONAL INCOME TAX LEVEL (MP Fatbardha Kadiu)
The revenue from wages accounts for about 60% of the personal income tax structure. This shows clearly that the socialist government’s policy to introduce the progressive tax burdens more heavily the middle class and wage earners. We propose to exclude from this taxation system all salaries below ALL 35,000 and to decrease the tax rate to 9 (nine) percent for all wages above ALL 35,000.

AMENDMENT TO REGISTER THE CONCESSIONS AS PART OF THE PUBLIC DEBT (MP Jorida Tabaku)
The IMF has recently criticized the government’s decision to make public investments through PPPs while declaring that “this represents significant fiscal risks”. The IMF stressed that “PPPs impact should be reflected transparently on fiscal accounts and public debt”. Hiding this debt from the budget papers is an attempt to disguise the debt reality in the country, which in a few years will increase by 7%. It is therefore proposed that the ceiling for the total value of existing and contracted concession / PPP contracts for 2018, in line with the data of the concession register, to be at 40.1% of GDP.

AMENDMENT TO REDUCE THE TRAFFIC TAX (MP Edmond Spaho)
Due to the change of the traffic tax in 2014, GIZ data shows that Albanians buy their fuel at the same price as the citizens of Austria and Germany. For a significant reduction of the gas price, we propose that the traffic tax for gasoline and diesel shall be limited at 7 ALL / liter. This reduces the price by 24 ALL / liter.

AMENDMENT TO INCREASE SALARIES (MP Bardh Spahia)
In the government’s program and according to Edi Rama’s declarations, no salary increase is presented in the draft budget despite the inflation rate. For wage growth not to remain a government electoral act, as it has been this year, we propose that the budget should have a special fund of 2,000 million ALL for the salaries increase of state administration employees in order to avoid the consequences of inflation.

AMENDMENT TO REWARD PENSIONERS WITH HALF OF THEIR MONTHLY PENSION (MP Bardh Spahia)
PM Rama promised a year-end reward for pensioners, but did not keep his promise. To bring this fact into consideration and to assist retired persons, we propose to change the draft budget and provide the year-end reward for pensioners to the extent of half of their monthly pension value.

AMENDMENT FOR EDUCATION AT 5% (MP Luçiano Boçi)
Rama’s investments in education are decreasing annually. This year is 2.34% of GDP and according to government forecasts, this will continue to decline in 2020 to 2.1%. The DP, in its economic program and through this amendment, equals the investment in education to OECD countries standards at 5% of GDP.

AMENDMENT TO INCREASE SUBSIDIES IN AGRICULTURE (MP Edmond Spaho)
The socialist government promised during the recent electoral campaign to increase subsidies for agriculture. But the government funding scheme doesn’t go to the farmer. It benefits big traders. To help farmers directly through the “Rural Development by Supporting Agricultural Production” program, we propose to increase it with an additional 1 billion ALL from the current 5.2 billion proposed.

AMENDMENT FOR FREE TEXTBOOKS IN COMPULSORY EDUCATION (MP Albana Vokshi)
World Bank reports say that poverty and extreme poverty have increased in Albania. This has led to the spread of the phenomenon of school dropouts. This is why we propose to provide teaching and auxiliary textbooks supported by a fund of 1.16 billion ALL, or 8.5 million euros.

AMENDMENT TO THE COMPENSATION OF FORMERLY POLITICAL PERSECUTED INDIVIDUALS (MP Jorida Tabaku)
The state owes the ex-persecuted about 32.5 billion ALL and according to the State Audit, it will take 16 years to settle these obligations. Despite the governmental propaganda, during the 2009-2013 period, they have received more financial support than during 2014-2017. The State Audit says that the government has all the opportunities to raise these funds. The DP proposal is to increase this fund by 2.5 billion ALL for 2018.

AMENDMENT TO SUPPORT VULNERABLE GROUPS (MP Bardh Spahia)
The increase in taxes, energy prices and consume prices in general, as well as the new 2018 taxes, affect first the citizens most in need. To mitigate the effect of these tax increases and of the associated costs of living, we propose that the fund for the compensation of vulnerable groups to be increased by at least 20%.

AMENDMENT TO RAISE YOUTH BUDGET (MP Romeo Gurakuqi)
Government has reduced the support of youth to a minimum, while their level of unemployment is very high. The government has currently programmed 1/10 of the funds of previous years, so the opposition calls for a tenfold increase of the budget, leading to 700 million ALL the expenditures targeting youth of the respective ministry.

AMENDMENT TO INCREASE THE UNCONDITIONAL TRANSFER TO MUNICIPALITIES (MP Romeo Gurakuqi)
The government has foreseen a new formula for funding municipalities for 2018. This formula does not take into account many indicators related to poverty and inequality, which means fewer local investments and services for citizens in need. We propose therefore that the unconditional transfer to be increased by at least 0.3% of GDP or by ALL 5 billion. This would ensure the smooth running of public works in the country’s poorest municipalities.

AMENDMENT TO THE ASSISTANT TEACHER (MP Luan Baçi)
In Albania, not all children benefit from the constitutional right to free education. During these 4 years, there has been a significant increase in children with disabilities, those confined due to blood feuds and those in need, who can’t attend the nine-year schooling system. Official statistics of the Ministry of Education show that the ratio between auxiliary teachers and children with disabilities is 1 to 11, insufficient for the needs of this particular category. This issue is part of Pre-University Education, but has not been implemented by the Rama government. We propose to increase the budget with 3.9 million ALL in order to triple the number of teachers available for the education of children with difficult conditions, as well as the establishment of adequate infrastructure for these teachers.

AMENDMENT TO INCREASE THE CULTURE BUDGET (MP Valentina Duka)
The government has foreseen 0.4% of GDP, the lowest budget in the region and Europe. 69% of this budget goes to salaries and other expenses. The remainder is far from sufficient for genuine cultural projects. Budget doubling is proposed.

Read More
13 Dhj
0

Bashkëbisedimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike,Lulzim Basha, me gazetarët

Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike në konferencën për shtyp për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të Kushtetutës.

Duke ju falenderuar për praninë tuaj, duke ju uruar mirëseardhjen përsëri në selinë e opozitës, ju kam ftuar të bashkëbisedojmë  për situatën lidhur me zbatimin e Reformës  në Drejtësi  dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Më lejoni ta përmbledh fare shkurt qëndrimin, pozicionin e Partisë Demokratike me tri fjalë:

  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë
  • 3/5-at e votave
  • Veting

Këto janë përcaktime të prera kushtetuese, që nuk mund  t’i ndryshojë dhe nuk mund t’i shkelë askush. Sot nuk kemi  krizë të zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por kemi krizë të dhunimit flagrant të Kushtetutës dhe bllokimit të qëllimshëm  të Reformës në Drejtësi. Prandaj Kuvendi dhe të gjithë institucionet e tjera duhet të merren me zgjidhjen e kësaj krize kushtetuese dhe jo me sajesa dhe arnime antikushtetuese, pazare politike, në kurriz të Kushtetutës.

Dua të bëj një përmbledhje të gjendjes ku jemi, duke e nisur me një fakt botërisht të njohur nga ju dhe gjithe qytetarët shqiptarë.

Cilat ishin dy qëllimet kryesore të Reformës në Drejtësi?

Qëllimi i parë ishte pastrimi i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të inkriminuar apo të paaftë përmes Vetingut, një frazë në anglisht që nuk ka shqiptar që nuk e di. Vetingu  është procesi kushtetues i pastrimit të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, të inkriminuar apo të paaftë.

Qëllimi numër dy, pavarësia e drejtësisë nga politika. Pra pavarësia nga partitë politike që do të thotë ndalimi i emërimeve politike i gjyqtarëve dhe prokurorëve politikë në sistemin e drejtësisë  për të krijuar institucione të pavarura nga politika të cilët administrojnë të gjithë sistemin e karrierës, promovimit, funksionimit, ndëshkimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Që këto dy parime, Vetingu dhe Pavarësia nga politika të ishin të paprekshme, të pandryshueshme, të patjetërsueshme nga asnjë politikan dhe nga asnjë forcë politike, u sanksionuan qëllimisht në Kushtetutë. Pra Reforma në Drejtësi u blindua në Kushtetutë me një qëllim, për t’u mbrojtur nga çdo sulm dhe goditje politike, nga kushdo që mund t’i prishej mendja pas konsensusit dhe votës unanime të 22 Korrikut me 140 vota të ndryshimeve kushtetuese. Kaq shumë u mishërua Reforma në Drejtësi në Kushtetutë, saqë është ndryshuar 1/3-ta e Kushtetutës në 22 Korrik.

Të zbatosh Reformën në Drejtësi, do të thotë të zbatosh Kushtetutën. Reformë në Drejtësi  jashtë Kushtetutës nuk ka e nuk mund të ketë.

Tani dua t’ju lexoj dhe t’ju komentoj shkurt nenet kryesore të Kushtetutës në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm dhe do t’ju lutem që këto t’ia përcillni dhe t’ia shpjegoni qytetarëve si media, për të shpërndarë mjegullën e mashtrimit dhe gënjeshtrës që mbizotëron debatin politik këto ditë.

Neni 148, A pika 1 e Kushtetutës.

“Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”. 

Pra ky nen përcakton shumicën,  me të cilën Kuvendi duhet të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm që është tri të pestat dhe institucionin që i propozon kandidaturat për prokuror. Ky është është Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Neni 148, A pika 2 sanksionon 

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në një thirrje publike dhe procedurë transparente, përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikuar dhe ia përcjell Kuvendit, sipas ligjit.” 

Pra kjo pikë përcakton se është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që administron proçedurën e përzgjedhjes së kandidaturave  për Prokuror të Përgjithshëm dhe përcakton edhe parimet sesi KLP duhet t’i përzgjedhë këto kandidatura.

Neni 148 C , pika 2 sanksionon 

:Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. 

Ky nen përcakton diçka shumë të rëndësishme,  përcakton institucionin që vendos se kur mbaron mandati i Prokurorit të Përgjithshëm dhe ky institucion është Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe neni përcakton se është ky Këshill me vendimin, që merr, që konstaton mbarimin e mandatit.

Neni 148 /Ç sanksionon 

“Prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit”. 

Çfarë do të thotë kjo? Përcakton se çdo prokuror përfshirë dhe Prokurorin e Përgjithshëm mund të emërohen vetëm pasi të kenë kaluar Vetingun.

Neni 179, pika 6 sanksionon 

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet brenda tetë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Pra ky nen sanksionon se KLP duhet të ishte krijuar 8 muaj pas 10 Gushtit 2016, pra brenda 10 Prillit 2017”. Përcaktimi i këtij afati në Kushtetutë është bërë me qëllim.

Së pari, Kushtetuta qëllimisht ka zgjedhur që mos t’i lërë askujt hapësirë të zvarrisë krijimin e KLP-së dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi. Prandaj është vendosur afati.

Së dyti, Kushtetuta qëllimisht nuk le hapësirë për periudhë tranzitore. Me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjitshëm, duke vendosur afatin e fundit të krijimit të KLP-së në Prill 2017, pra i bie 8 muaj para se të mbarojë mandati i Prokurorit të Përgjithshëm aktual.

Pra Kushtetuta nuk le asnjë hapësirë për periudhë tranzitore dhe institucione të përkohshme. Çdo institucion i papërfshirë në Kushtetutë, i përkohshëm apo tranzitor, i krijuar me çfarëdo ligji, është antikushtetues dhe nuk ka asnjë vlerë, zero vlerë, zero.

Ligji për Prokurorinë i kaluar në mënyrë tinzare, pa opozitën, dhunon rëndë Kushtetutën dhe është bërë në mënyrë konspirative për të sabotuar krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë për të sabotuar krijimin e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit dhe për të sajuar një Prokuror politik, pa Veting dhe të kapur nga 36 deputetë , pra gjysma e kuorumit të Kuvendit.

T’i përmbledhim dhe një herë argumentat.

KLP duhet të ishte lejuar tetë muaj më parë. Vetëm KLP mund të marrë vendime që kanë të bëjnë me mandatin e kryeprokurorit, Vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë mund të administrojë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.

Kuvendi ka vetëm një rol në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të votojë një nga tre kandidaturat që dërgon KLP. Dhe vetëm nëse njëri prej tyre merr të paktën  84 vota, zgjidhet kryeprokurori. Nëse Kuvendi nuk arrin këtë konsensus qëk deri në Shtator ishte me dy të tretat, duke qenë se mazhoranca e kaluar i kishte tre të pestat, pra, nëse Kuvendi nuk arrin konsensusin mazhorancë opozitë, atëherë Kushtetuta ia heq të drejtën Kuvendit, dhe ia kalon Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas renditjes së tij.

Kandidatët duhet të kenë kaluar Vetingun, nuk ka kandidatë për Prokuror që s’ka kaluar Vetingun. Dhe mbi të gjitha Kushtetuta nuk lejon asnjë hapësirë që të ketë institucione të përkohshme apo tranzitore në lidhje me Prokurorin e Përgjitshëm. Zero mundësi, zero hapësirë.

Këto janë faktet dhe në përfundim të këtyre fakteve dua të theksoj dhe diçka po kaq flagrante që ka të bëjë jo vetëm dhe thjesht me Prokurorin e Përgjitshëm, por me bllokimin antikushtetues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që sjell si pasojë bllokimin apo pengimin e krijimit të SPAK, siç është Prokuroria e Pavarur Speciale e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe bllokon, po kështu, krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit si instrument  i SPAK-un për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ju kujtoj që Byroja e Hetimit dhe SPAKU dhe është i vetmi ligj që Partia Demokratike votoi nga shtatë ligjet e zbatimit të reformës në drejtësi pas insistimit tonë dhe partnerëve për ta sjellë atë në parametrat e Kushtetutës të miratuar në 22 Korrik.

Këto janë faktet për Prokurorin e Përgjithshëm. Gjithçka tjetër është propagandë, është gënjeshtër, iluzion, është antikushtetutës, është antireformë 

Pyetje-Përgjigje

Klan: Zoti Basha, në kushtet kur maxhoranca ka thirrur sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, cili do të jetë hapi i rradhës që do të ndërmarrë Partia Demokratike? Do ta godasë këtë vendimarrje të Parlamëntit në Gjykatën Kushtetuese?

Basha: Dua të theksoj se një mandat i siguruar në shkelje të Kushtetutës, është nul, është i pavlefshëm. Çdo person juridik me mandat të marrë në shkelje ligjore, është prapë nul. Pra, ky është fillimi i një rruge antikushtetueshmërie. Ne do të bëjmë atë që do të bënte çdo opozitë në kushte të tilla. Do të ndërmarrim çdo hap institucional dhe ligjor. Do të vetëdijësojmë partnerët dhe qytetarët shqiptarë për këtë puç kushtetues, do të denoncojmë, do të protestojmë. Ne nuk do të pranojmë kurrë një shkelje flagrante të Kushtetutës, me qellimin e vetëm për të emëruar Edi Ramën, përveçse kryeministër me vota të vjedhura, edhe kryeprokuror në shkelje të Kushtetutës me një qëllim-mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit dhe zhytjen e Shqipërisë edhe më thellë në rekordet e zeza të narkoshtetit. Këtë nuk do ta pranojmë kurrë! Përtej aksionit politik, që ne do ta shpalosim hap pas hapi, duke mirëkuptuar edhe kuriozitetin tuaj, është shumë e rëndësishme që ju të përcillni gravitetin, seriozitetin e gjendjes kritike ku ndodhet vendi. Është dhunuar Kushtetuta. Vetë hapat që ka ndërmarrë Komisioni i Ligjeve deri më sot, janë në dhunim të hapur të Kushtetutës. Po krijohen institucione antikushtetuese nga Edi Rama. Kjo situatë, natyrisht, prek çdo qytetar, sepse një prokuror politik do të mbrojë dhe nuk do të luftojë politikanët e inkriminuar, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Besoj se, në dritën e fakteve që kanë dalë deri më sot dhe janë lajmëruar nga mediat që do të dalin, është  e qartë se çfarë katastrofe është për një shoqëri, për një komb, kur një drejtues i lartë i shtetit, është i kapur nga krimi, siç është rasti i Saimir Tahirit. Imagjinoni të kapet kryeprokurori nga krimi, nga narkoshteti, nga korrupsioni! Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë dhe shqiptarët! E vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë është ndjekja e Kushtetutës. Pa paragjykuar askënd, zotëri apo zonjë, duhet të kalojë vettingun dhe të ndjekë procedurën kushtteuese të propozimit nga KLP dhe të miratimit maxhorancë-opozitë me 3/5-at. Nëse ky konsnesus, nuk gjendet, atëherë Kushtetuta e ka dhënë qartë zgjidhjen përmes renditjes që Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën.

Klan: Keni një koment lidhur me deklaratat e Ambasadorit amerikan Donald Lu?

Basha: Nuk kam komentuar dhe nuk komentoj asnjëherë ambasadorët e huaj. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik, kushdoqoftë, t’i kërkojë Kuvendit të shkelë Kushtetutën apo t’i kërkojë Kuvendit që të mos bëhet vettingu i Prokurorit të Përgjithshëm, sepse kjo do të ishte jo vetëm pa sens, por do të ishte një thikë në shpinë të reformës në drejtësi, për të cilën kanë kontribuar në veçanti, të gjithë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar.

Ora News: Zoti Basha, ju bëtë një interpretim të Kushtetutës dhe jam i sigurtë që edhe pala tjetër e ka bërë interpretimin e Kushtetutës, madje ka hedhur edhe hapat e mëtejshëm duke bërë një seancë dëgjimore me kandidatët. Për të sqaruar pak më mirë qëndrimin e Partisë Demokratike. Ju thoni duhet ndjekur Kushtetuta, deputetët e PD-së në komisionin e Ligjeve propozuan ndryshimin e Kushtetutës në nenet tranzitore, pasi KLP, siç thotë Kushtetuta, nuk është krijuar ende. Propozimin për dialog nga Kryeministri e keni refuzuar edhe publikisht. Ju para pak minutash pranuat qe Adriatik LLallës i ka mbaruar mandati. KLP nuk është krijuar, propozim për ndryshim Kushtetute, vendi nuk ka një prokuror. Sipas qëndrimit të PD duhet të ketë një pasues të Llallës në këto momente? Duhet të qëndrojë Llalla në detyrë? Si do të gjendet një zgjidhje? A duhet të ketë një kryeprokuror të ri tani?

Basha: Natyrisht që vendi duhet të ketë kryeprokuror në kuptimin e parimit të vazhdimësisë së institucioneve. Siç është konstatuar nga të gjithë ekspertët, sa kohë një kryeprokuror i ri nuk është zgjedhur apo emëruar, kryeprokurori në detyrë do të vazhdojë ta mbajë detyrën, përndryshe, ai vetë konsumon një vepër penale, nëse e lë detyrën dhe lë vendin pa kryeprokuror. Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë formimin sa më shpejtë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Kush e ka mbajtur peng formimin e KLP-së? E para, ju e dini fare mirë se ekziston një instrument, i cili është tërësisht nën kontrollin politik të Edi Ramës për të kanalizuar të ashtuquajturat kandidatura të shoqërisë civile. Është pikërisht dështimi i procesit të kandidaturave të shoqërisë civile, që ka mbajtur peng formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Përgjegjësia për formimin e KLP është tërësisht e Edi Ramës. E dyta, ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se kjo është e qëllimshme. Arsyeja më kryesore është sesi ka mundësi që një vit e gjysmë përpara se të ndodhte kjo, në shtator 2016, Edi Rama, fshehtasi, në mënyrë tinzare ka parashikuar në një ligj diçka që bie në kundërshtim me Kushtetutën, Prokuror të Përkohshëm, mosformimin e KLP-së. Ne besojmë se ekzistojnë të gjitha rrethanat se dështimi i formimit të KLP-së ka qenë një projekt politik i Edi Ramës, që të jetë në gjendje të diktojë një prokuror të ashtuquajtur të Përkohshëm vetëm me votat e tij. Qëllimi është për të mbrojtur nga akuza Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, oficerët e lartë të policisë, në kërkim, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe veten e tij. Zgjidhja mund të vijë vetëm përmes Kushtetutës. Dhe për një zgjidhje përmes Kushtetutës, Partia Demokratike, siç e theksuat edhe ju, siç e kanë bërë të qartë edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në komision, ka qenë dhe mbetet gjithmonë e gatshme. Ajo për të cilën unë nuk mund të jem kurrë dakord është për një pazar politik, me qëllim nxjerrjen e një emri nga kapelja e politikës, si lepurin nga kapelja, që do të thotë një ftesë drejtuar Partisë Demokratike për të shkelur kushtetutën, një ftesë drejtuar mua për të shkelur Kushtetutën. Kjo ftesë do të ketë, siç ka patur deri më sot, një JO të prerë dhe një paralajmërim të fortë Edi Ramës për të ndalur menjëherë procesin antikushtetues që ka vënë në lëvizje dhe për t’iu rikthyer Kushtetutës. Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës.

News 24: Z. Basha, ka pasur disa ftesa nga ana e kryeministrit Rama për dialog dhe që është refuzuar. Duam të dimë, të paktën, ka pasur komunikim në nivel zyrtarësh të lartë mes mazhorancës dhe opozitës gjatë kësaj kohe që edhe kryeministri ka bërë ftesa publike për dialog, qoftë edhe personalisht mes jush dhe z. Rama. Dua t’ju kujtoj ju keni bërë një marrëveshje më parë me Edi Ramën. Përse hezitoni edhe një herë, qoftë për të gjetur edhe një zgjidhje për krijimin e KLP-së?

Basha: Së pari, komunikimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është zhvilluar në mënyrë institucionale në Komisionin e Ligjeve dhe në asnjë çast ne nuk kemi përjashtuar rolin tonë për të zhbllokuar Reformën në Drejtësi përmes zbatimit së Kushtetutës. Gjithçka duhet të kalojë përmes Kushtetutës! Jashtë Kushtetutës nuk ka dhe nuk mund të ketë, as dialog, as pazar, as marrëveshje. Sepse marrëveshja jashtë Kushtetutës, është marrëveshje kundërkushtetutese. Dhe shkelja e Kushtetutës është vepra më e rëndë që një apo dy politikanë mund të kryejnë gjatë shërbimit të tyre publik. Thirrja ime Edi Ramës, është të tërhiqet menjëherë nga shkelja e Kushtetutës, që ka vënë në lëvizje, përmes angazhimit antikushtetues së Komisionit të Ligjeve dhe rikthimi dhe gërma e Kushtetutës dhe për këtë nuk ka nevojë as për shfaqje, as për ceremonira, as për facebook, as për tryeza, ka nevojë për një vetëdijësim, sepse ajo që kemi votuar me 140 vota më 22 korrik 2016, Reforma në Drejtësi, është këtu, është në Kushtetutë. 1/3 e Kushtetutës ka ndryshuar për Reformën në Drejtësi dhe se nuk mund të ketë Reformë në Drejtësi jashtë Kushtetutës. Dhe se nuk mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm pa veting. Nuk mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm të emëruar nga një parti politike, apo nga një kryeministër.

TVSH: Mediat kanë informacion që po lobon Vangjush Dako për zgjedhjen e Prokurorit të ri, njeri i akuzuar nga ju për afera korruptive. Keni të dhëna për këtë? 

Basha: Për këtë proçes antikushtetutes, që sapo ka nisur ashtu siç e cekët ju, për çdo kandidaturë, po përmendjn edhe padronët apo sponsorizuesit, apo siç i quajtët ju, lobuesit. Unë nuk preferoj të hyj në këtë valle dhe nuk preferoj të paragjykoj asnjë prokuror, asnjë gjyqtar, sepse unë dhe Partia Demokratike e kemi proçedurën se kush është i denjë për t’u propozuar dhe kush jo. Është proçedura e vetingut. E vendos vetingu se kush mund të propozohet! Dhe e vendos vetingu se të propozuarit zgjidhen nga Kuvendi me 3/5-at apo në rast të mungesës së konsensusit emërohen sipas renditjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dhe konsensusi që Edi Rama kërkon, është këtu, është në Kushtetutë. Kemi rënë dakort, e kemi bërë paktin, ky është pakti. Pakti i 22 korrikut është pakti për Reformën në Drejtësi. Çfarë tjetër kërkon? Kërkon të shkelë Kushtetutën? Kërkon të shkelë Reformën në Drejtësi? Prandaj kërkon pakt, që unë të bëhem me të bashkë, për të shkelur Kushtetutën dhe Reformën në Drejtësi? Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë! Kurrë! Nëse ai e bën, i vetëm ai do të ketë përgjigjen e merituar nga opozita, dhe jam i bindur, edhe nga qytetarët.

ABC News: Z. Basha, ju flisni për hapa institucionalë që opozita duhet të ndërmarrë ndërkohë që pasdite sot do të flitet për kandidatët dhe një nga këta hapa institucionalë, mesa kemi mësuar ne, është mungesa në Komisione i anëtarëve të Partisë Demokratike. Ky ligj për KLGJ-në dhe KLP-në, faktikisht, është një nga ligjet që opozita i ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, hap tjetër institucional që, faktikisht, nuk funksionoi. Cilat mund të jenë hapat institucionalë në momentin që, siç thoni ju, mund të shkelet Kushtetuta duke zgjedhur një Prokuror i Përkohshëm me shumicë të thjeshtë? Si mund të ketë një hap institucional në momentin që shkelet Kushtetuta, çfarë mund të ndërmarrë opozita institucionalisht për të bërë një opozitë? 

Basha: Siç e cekët edhe vetë, detyra e opozitës është që të mos bëhet pjesë e një veprimi antikushtetutes si ai që po konsumon Komisioni i Ligjeve me urdhër të Edi Ramës. Natyrisht ka edhe hapa të tjerë, por siç ju thashë, duke mirëkuptuar kuriozitetin tuaj, për scoop-in se çfarë do të bëjë opozita institucionalisht dhe politikisht, dua edhe një herë t’u përcjell qytetarëve dhe publikut, gjendjen e rëndë dhe kritike ku gjendet vendi. Jemi në prag të një puçi kushtetutes. Me një qëllim që Edi Rama të emërojë, apo të zaptojë kryeprokurorin e vendit, kur është në kulmin e akuzave publike dhe ligjore nga organi i akuzës dhe nga organet e akuzës në vendet fqinje për përfshirjen e eksponentëve më të lartë të partisë dhe qeverisë së tij në veprimtari kriminale, në trafikun e drogës dhe të armëve dhe në afera të tmerrshme korruptive. Dhe nëse vendos ta konsumojë këtë shkelje kushtetuese, nuk janë vetëm hapat institucionalë që opozita ka për detyrë dhe do t’i hedhë, por mbi të gjitha janë hapat politikë që na lindin ne si opozitë si detyrë, por që i lindin si detyrë çdo qytetari, sepse kjo pastaj është çështje e çdo qytetari, jo vetëm i opozitës.

Vizion Plus: Zoti Basha, SHBA dhe BE kanë të njëjtin qëndrim. Pro një prokurori të përkohshëm. Kërkojnë të shkelin Kushtetutën?

Basha: Ju i referoheni opinionit të EURALIUS-it dhe OPDAT-it…

Vizion Plus: I referohem Ambasadës amerikane dhe të BE-së, por EURALIUS-it dhe OPDAT-it.

Basha: Nëse i referoheni thirrjeve për zbatimin e Kushtetutës këto janë edhe thirrjet tona. Të zbatohet Kushtetuta! Nëse i referoheni opinionit të EURALIUS-it dhe OPDAT-it, nuk ka asnjë vlerë, sepse ata nuk kanë asnjë tagër të interpretojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje. Kërkesa që është bërë nga Ulsi Manja, në mënyrë private dhe të fshehtë, nuk është e qartë se mbi ç’bazë ligjore ka marrë përsipër EURALIUS dhe OPDAT të sjellin opinionin e tyre, por di t’ju them se deputetët demokratë e morën vesh këtë, kur u rrodh në media. Në këtë kuptim Ulsi Manja, mund të keqpërdorë firmën dhe vulën e Komisionit të Ligjeve, por nuk mundet në asnjë mënyrë ta legjitimojë këtë si një akt që hyn në sistemin Kushtetutes të Shqipërisë, që është pa asnjë vlerë ligjore. E vetmja vlerë ligjore në intepretimin e normave që zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm, qëndron këtu, në Kushtetutën e Shqipërisë. Të tjerat janë pa pikë vlere! Zero vlerë!

Vizion Plus: Partia Demokratike kërkon që Adriatik Llalla të rrijë në detyrë, 2, 3, 6 muaj derisa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë? 

Basha: Partia Demokratike kërkon zbatimin e Kushtetutës që Prokurori i ri të emërohet vetëm sipas Kushtetutës, me 3/5-at e votave siç parashikon Kushtetuta, siç jua lexova, dhe vetëm pasi të ketë kaluar vetingun.

News 24 : Zoti Basha, ju mendoni se SHBA dhe BE duan të mbyllin dosjen e krimit, mqse kanë një qëndrim për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm. 

Basha: E bëra fare të qartë dhe dua ta përsëris. Thirrjet për të zbatuar Kushtetutën nga kushdo që vjen, janë jo vetëm të mirëpritura, por unison me qëndrimin e opozitës. Sikundër nuk mund të ketë kurrësesi ndonjë institucion ndërkombëtar i cili të kërkojë dhunimin e Kushtetutës, ku mishërohet, Reforma në Drejtësi, pas 2 vjet e gjysëm përpjekjesh të faktorit ndërkombëtar, të opozitës, të Komisionit të Venecias. Ja ku është Reforma në Drejtësi dhe nuk mund t’i shkojë kurrë në mendje asnjë përfaqësuesi ndërkombëtar, t’i kërkojë shqiptarëve, apo faktorëve politikë, apo opozitës, të shkelin mbi konsensusin e 22 korrikut. Kjo për mua është e paimagjinueshme.

News 24: Por të majtët kërkojnë një Prokuror të Përkohshëm.

Basha: Ky  është interpretimi juaj. Për mua është e paimagjinueshme që ne të na kërkohet shkelja e Kushtetutës. Dhe përgjigja nëse do të na kërkohej, do të ishte e thjeshtë dhe e qartë.

Ju faleminderit!

Read More
13 Dhj
0

NJË POLITIKË ME SHPIRT PËR NJERËZIT

Ka një të vërtetë të madhe që e dinë sot shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë: Shqipëria nuk do shohë asnjë ditë të bardhë derisa ky kryeministër defakto i shkarkuar dhe kjo qeveri e delegjitimuar nga vota e blerë me paratë e drogës dhe skandalet që sapo kanë nisur të shpalosen të largohen dhe ti hapet rruga një politike me shpirt për njerëzit.

Read More