Blog

05 Qer
0

Projekti i Kosovës për zonën e Kombinatit

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të zonës së Kombinatit, të cilëve u shpjegoi konkretisht projektin e tij për zonën dhe lagjet ku ata jetojnë. Kosova tha se është gati t’u shërbejë me përkushtim 1 milionë banorëve të Tiranës. Programi i tij për Njësinë 6, parashikon:

–        Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut kufizuar nga rruget Konferenca e Pezes – 3 Deshmoret dhe rruga Ali Jegeni

–        Blloku ka sipërfaqe prej rreth 35 Ha.

Rrugët kryesore të këtij bllok janë:

  • Rruga “Hazbi Seriani”
  • Rruga “Bego Hoxha”
  • Rruga “Ali Jegeni”
  • Rruga “Feti Gjilani”
  • Rruga “Anri Buazen”
  • Rruga “Tasi Ilo Spiridon”
  • Rruga “Sulo Resuli”
  • Rruga “Skrapari”
  • Rruga “Ethem Tabaku”
  • Rruga “Ndoc Rakaj”
  • Rruga “Sejfulla Doci”
  • Rruga “Riza Velcishti”
  • Rruga “Orhan Pojani”
  • Rruga “Ali Kruetani”
  • Rruga “Halil Patrona”
  • Rrugica që lidh rrugën “Skrapari” me rrugën “Ethem Tabaku”
  • Rruga “Topiajt”
  • Rruga “Panajot Kanaci”
  • Rruga “Vita Konomi”

Projekti parashikon:

  • Ndërhyrjen në paketën e shtresave rrugore me gjatësi 5.2 km
  • Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 8.600 m2
  • Ndërtimin  e rrjeteve inxhinjerike (KUSH rreth 7.1 km, KUZ rreth 4 km)
  • Vendosjen e rreth 200 ndricuesve
  • Krijimin e një brezi të gjelbërt në të dy anët e rrugës “Hazbi Seriani” me sipërfaqe rreth 580 m2 dhe mbjelljen e 300 pemëve.
  • Sinjalistikë horizontale dhe Vertikale, vendosja e 75 tabelave
  • Krijimin dhe sistemimin e rreth 220 vendeve parkimi, në rrugët kryesore

Investimet për vitet 2015 – 2017 per te gjithe njesine jane në 9 objekte me vlerë 930,303,499 lekë, të cilat konsistojnë, në:

  1. Përmirësimin i Higjenës:
  2. Ndërtimi i kanalizimeve të Ujrave të Zeza Kombinat;
  3. Blloku kufizuar nga rruga ”Llambi Bonata”, ”Haki Stermilli”, ”Musine Kokalari”.
  • Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:
  1. 12.1 km Kanalizime te Ujrave te Zeza,
  2. 12.6 km Kanalizime te Ujrave te Bardha
  3. 1 km rrjet ujesjellesi;
  • Ndërtimi i 2.700 m2 sipërfaqe të gjelberta;
  • Mbjellja e 460 pemëve, si dhe 200 shkurre dekorative;
  • Ndërtimi i 3 shesheve
  • Vendosja e 44 stolave
  • Vendosja e 50 koshave rrugore.
  1. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
  2. Rikonstruksion i shkollës 9-vjecare “Shyqyri Peza”;
  3. Kopshti Nr. 34 (ndërtim i ri Kopësht dhe cerdhe e integruar);
  4. Shkolla 9-vjecare “Lasgush Poradeci” (ndërtim i ri);
  5. Ndërtim Kopësht dhe Çerdhe.
  • Rikonstruksioni i 19 klasave;
  • Rikonstruksioni 1 palestre dhe terreni sportiv;
  • Me 24 klasa, mësimore laboratore (fizik, biologji, kimi, informatik);
  • Ndërtimi i 1 palestre dhe 1 terreni sportiv;
  • Ndërtimi 1 Bibloteke, 1 salla polivalente dhe 1 ambjente për muze shkolle;
  • Ndërtimi i 8 grupe për kopshte dhe 6 grupe për çerdhe;
  • Vendosja e 8 kende lodrash për fëmijë;
  • Instalimi i sistemit të ngrohjes për 4 objekte.
  1. Infrastruktura rrugore:
  2. Blloku kufizuar nga rruga “Sabaudin Gabrani” – “Leka i Madh” dhe “Vasfi Samini”;
  3. Rruga “Hamdi Cullhaj”;
  4. Rruga “Leke Zaharia”;
  5. Rruga ”Zyber Zeneli”.
  6. Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut kufizuar nga rrugët Konferenca e Pezës – 3 Dëshmorët dhe rruga Ali Jegeni
  • Ndërtimi dhe rikonstruksioni:
  1. 10.7 km rrugë
  2. 13.300 m2 trotuare;
  • Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 440 ndriçues të rinj;
  • Vendosja e 19 km linja rrezerve;
  • Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 220 tabela;
  • Krijimi i 340 vende për parking.

Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.

Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim. Unë do tju dëgjoj dhe do tju drejtoj dhe unë nuk kam vetëm fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015

Read More
05 Qer
0

Rama, shpifësi më i madh i politikës, kërcënon lirinë e shprehjes

Që ditën e parë që u shfaq në politikë, Edi Rama ka qënë padyshim ushtruesi më i madh i shpifjes në vend. Vetë drejtpërdrejt, e shpesh me papagallët e tij, Edi Rama ka ndotur politikën dhe sferën publike me mynxyrat më të paimagjinueshme për kundërshtarët.

E megjithatë, Shqipëria bëri një hap të madh përpara kur vendosi të dekriminalizojë veprën penale të shpifjes.

Heqja nga kodi penal i veprës së shpifjes u vlerësua shumë edhe nga Këshilli i Europës. Në rezolutën e tetorit të vitit 2014, Këshilli i Europës duke çmuar heqjen e shpifjes për pesonat e veçantë, pra për zyrtarët, nga Kodi Penal, sugjeron se kjo duhet të shtrihet edhe për personat e thjeshtë, pasi do të ndihmonte në lirinë e medias dhe demokracinë në tërësi.

Sot, Edi Rama jo vetëm nuk zbaton sugjerimin e KE, por paralajmëron kthimin e kësaj vepre penale edhe për zyrtarët e personat e veçantë. Kjo është një përpjekje e re për të ngushtuar lirinë e shprehjes, hapësirën demokratike e për të cënuar pluralizmin në vend.

Eshtë një putinizim që ai po kërkon ta instalojë edhe zyrtarisht, kur praktikisht po e bën çdo ditë e kjo del qartë nga fakti se mediat nën presion nuk pasyqrojnë skandalet tronditëse që implikojnë kandidatin e tij për Tiranën.

Kërcënimi që bën Rama për ata që nuk mendojnë si ai, është një këmbanë alarmi për formën që po merr në vend oligarkia e tij, dhe rezultatet e kësaj janë dhe dy vendimet e sotme të Gjykatës së Lartë për përfaqësuesit e PD.

Gjykata ka llogaritur se është më mirë të jesh në krah të një kryeministri që kërcënon, se në krah të lirisë së shprehjes dhe të së drejtës për të bërë opozitë në këtë vend. Absurdi më i madh është se Edi Rama vetë ka pranuar se nuk e ka bërë padinë për shpifje si person, por si kryeministër.

Ndërkohë që Gjykata e ka dhënë dënimin për dy përfaqësuesit e lartë të opozitës, mbi bazat e Edi Ramës si person.

Denoncimet e opozitës kanë qënë për lidhjet e kryeministrit me krimin. Nëse; futja në parlament e deputetëve të dënuar për prostitucion, rrëmbim personi, e për trafik droge, nëse ndarja e pushtetit me deputetë të akuzuar për vrasje e që strehojnë në makinën e tyre kriminelë të kërkuar nga policia duke penguar urdhërin e drejtësisë, nëse emërimi në poste kyçe të personave të dënuar për trafik droge, nëse fshehja e urdhërit të interpolit për esktradimin e deputetit, nëse bllokimi i dekriminalizimit, nëse mbajtja sekret për 6 muaj e akuzave të deputetit të tij se kryetari i Parlamentit ka organizuar dy vrasje, dhe më tej manipulimi i këtij procesi hetimor, pra nëse të gjitha këto nuk janë lidhje me krimin, atëherë të na tregojë Edi Rama, se çfarë forme tjetër kanë lidhjet kriminale të një kryeministri.

Lidhjet e tij me krimin janë provuar, janë shoqëruar me fakte e me prova nga opozita, dihen botërisht, i njeh i madh e i vogël, dhe po provohen çdo ditë. Këto lidhje nuk zhbëhen dot nga një vendim nën presion i Gjykatës.

Lidhjet kriminale të qeverisë, të Edi Ramës, do të rrëzohen nga populli me 21 qershor.  Kanë mbetur edhe 16 ditë.


Deklaratë për media e n/kryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, 5 Qershor 2015

Read More
05 Qer
0

Voltana Ademi: PS-LSI po përdorin sistemin TIMS e po blejnë votën e shkodranëve

LSI dhe PS po dëmtojnë rendë procesin zgjedhor nëpërmjet blerjes së votave, manipulimit të sistemit TIMS dhe presionit të administratës publike për të votuar në favor të tyre. Ka qenë kjo deklarata e fortë e kandidates së Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi, në një takim publik me temën “Gratë dhe fëmijët në programet e kryebashkiakëve” organizuar ngaShoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA) ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori Amerikan, Donald Lu.

Duk u nisur nga mesazhi i publikuar një ditë më parë në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook që u bënte thirrje shqiptarëve për të përcaktuar të ardhmen e tyre nëpërmjet votës së lirë, kandidatja Ademi ka publikuar fakte të njohura dhe të reja për përgatitjen e një skenari për manipulimin e zgjedhjeve.

“Duhet të verifikohet në mënyrë të menjëhershme sistemi TIMS. Ka denoncime se po përdoret sistemi TIMS në mënyre abuzive për regjistrimin e emigranteve që gjoja hyjnë në Shqipëri, për të justifikuar votimin fiktiv të tyre nga persona të tjerë, përmes përdorimit të kartave falso”, tha Ademi.

Për këtë argument, kandidatja Ademi solli në vëmendje investigimin e bërë publik nga media për klonimin e 700 kartave falso të cilat do të përdoren në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për të shtuar fiktivisht numrin e votave.

“Të punësuarit po dorëzojnë gjysmën e pagës së tyre tek zyrat elektorale te LSI dhe PS. Ata kërcënohen dhe u bëhet presion që të garantojnë jo vetëm votën e tyre, por edhe të farefisit. Presion dhe terror po ushtrohet ndaj nëpunësve të punësuar, duke i kërkuar secilit të japë 150 mijë lekë kontribut për fushatë, vijoji Ademi.

Ajo u ndal edhe tek blerja e votës në këmbim të parave duke theksuar se koalicioni qeverisës PS-LSI u  kërkojnë qytetarëve kartat e identitetit dhe u japin shuma nga 30 apo 50 euro në varësi të sasisë së votave që do të garantojnë për ta. Ademi përmendi edhe manipulimin e të rinjëve nëpërmjet shpërndarjes së kuponave me stemën e LSI-së në vlerën 5 mijë lekë të reja e cila përdoret për blerjen e xhinseve apo bluzave në subjektet private të përcaktuara nga ata. Kandidatja Ademi theksoi se shuma të mëdha parash po shpërndahen përditë, me të gjitha mënyrat në zyrat e LSI dhe PS me synim blerjen e votave duke treguar dhe një foto ilustruese të bërë publike ditët e fundit në media. Blerja e votave në Shkodër nga këto stafe elektorale, tha Ademi, po organizohet edhe nëpërmjet  shpërndarjes së thasëve me miell, vaj, sheqer apo oriz të cilat u jepen familjeve të ndryshme.

“Ne kërkojmë respektimin e të drejtës së votës së lirë, si e drejtë kushtetuese. Vendos ti për veten tënde”, ka përfunduar fjalen e saj kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015

 

Read More
05 Qer
0

Afron 21 qershori, bandat kriminale të lidhura me qeverinë rrisin presionin dhe dhunën

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka sjellë rritje të agresivitetit të bandave kriminale që janë në shërbim të Ramës dhe Metës.

Ndërkohë që shfaqin sondazhe të paguara për publikun të qartë për humbjen e thellë që i pret, krerët e pushtetit kanë lëshuar lukunitë e banditëve që diku me para e diku me dhunë dhe kërcënime po kërkojnë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Denoncimet për këto akte vijnë nga Puka në Mallakastër.

Kështu, mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara.

Shkak është bërë denoncimi që z. Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike si edhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë.

Po mbrëmë në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj.

“ Po mbështet Agron Kapllanajn. 1 mijë euro bën një kallëp tritoli dhe të hedhim në ajër….”

Ky ka qenë mesazhi i bandës së pushtetit që pastaj vazhdon me sharje banale.

Ndërkohë policia e bandës  as nuk ka pranuar të marrë kallëzimin me pretekstin se ka kaluar afati.

E gjithë kjo klimë e frymëzuar direkt nga Rama dhe Meta tregon qartazi se mafja po përdor të gjitha mënyrat kriminale për të mbajtur pushtetin e saj.

Por në anën tjetër tërbimi i tyre tregon po aq qartë se çdo ditë e më shumë ata po shohin tu afrohet fundi.

Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve, si edhe përfaqësive të BE-së dhe SHBA-së të përdorin të gjithë influencën e tyre për të mos lejuar një degjenerim të mëtejshëm të situatës zgjedhore që edhe kështu është mjaft e rëndë.

Partia Demokratike u bën me dije të gjithë atyre që sot, duke patur nga pas ramin dhe metën, po bëjnë cubin me opozitën, se nesër, kokë më kokë do të përgjigjen personalisht .

Të jenë të bindur që nuk do t’i harrojmë.  Drejtësia do ti ndjekë sikur në fund të botës të shkojnë.

Fitoren tonë nuk  ndalin dot as banditët e rrugës e as ata në krye të pushtetit.


Deklaratë për media e /kryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 5 Qershor 2015

Read More
05 Qer
0

Veliaj mashtroi se do të hiqte e përgjysmonte TVSH-në për ushqimet jetike të shportës

Papagalli i Ramës po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, por tani me ambalazh të ri për Tiranën. Të gjithë mbajmë mend kur në 2013-ën i PREMTOI qytetarëve: “Heqje apo përgjysmim i TVSH-së për ushqimet jetike të shportës.” Ky PREMTIM doli fjalë boshe dhe MASHTRIM.

Pse nuk është hequr apo përgjysmuar TVSH për ushqimet jetike të shportës? Pse shqiptarët ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Evropë kanë edhe çmimet më të larta në Ballkan?

Veliaj ishte Ministri që kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për plotësimin e PREMTIMEVE por që rezultuan vetëm fjalë dhe MASHTRIME, të cilat po ia përmendim çdo ditë qysh prej 4 javësh.

Veliaj dëshiron të rrisë taksat se mendon që kjo është zgjidhja, ndërsa ne besojmë se ulja e taksave dhe nxitja e biznesit të ndershëm sjell punësim. Sot shqiptarët ndihen të MASHTRUAR nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk REALIZON asgjë.

Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve. Ka 4 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM. Votuesit meritojnë më shumë se fjale dhe Erioni nuk mund të ofrojë asgjë veç fjalëve boshe dhe rritjes së taksave.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, 5 Qershor 2015

 

Read More
05 Qer
0

Objektiva, afate, zgjidhje

Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, u shpjegon punonjësve të ndërmarrjes fasone në Kashar, projektin për Tiranën dhe parimet e tij menaxheriale 
 
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me punonjësit e një ndërmarrje fasone në zonën e Kasharit, ku u shpjegoi programin dhe parimet e tij të qeverisjes.
“Nuk është se më janë mbaruar fjalët, por vetëm sapo thashe që, për atë që prodhoni, që del nga duart tuaja, ju lumshin duart. Kur ka një vision në jetë, ka një objektiv, kur ka afate kur ka dëshira të ndihmojmë të tjerët, i realizon ato dhe madje ato realizohen gjithmonë me sukses. E quajta veten si një njeri, ku le ti shtohem asaj pjese aq të rëndësishme për të gjithë popullin, ku fatkeqësisht ndershmëria, përkushtimi, disi ka humbur”, tha Kosova.
Z.Kosova pritet ngrohtë nga qytetarët të cilët i shprehin atij besimin që kanë.
“Shpresa që unë shoh jo vetëm tek ju, por tek çdo takim që unë bëj, do të jetë garancia më e madhe, garancia më e sigurt për atë, që në jetën time kam marrë një nga vendimet më të rëndësishme. Kështu që jam shume i kënaqur që jam sot para jush dhe çdo ditë para banorëve të Tiranës, duke ju premtuar një gjë shumë të thjeshtë. Do të bëj më të mirën që çdo qindarkë që Bashkia ka nën drejtimin tim, t’ua sjell juve në formën e shërbimeve.
Dhe të mirat do të jënë jo vetëm atje ku banoni ju, sepse do ti futem çdo lagjeje dhe do ta kthej përmbys, jo vetëm do të ulim taksat, duke i kthyer në të mira për ju, por mbajeni mend, Tirana do të ketë ujë 24 orë”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015

 

Read More
05 Qer
0

Basha: Në 21 qershor të ndalim përkeqësimin e ekonomisë dhe të hapim rrugën për punë dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me banorë dhe tregtarë të Elbasanit. Varfëria dhe pamundësia e qytetarëve ka arritur deri aty sa të marrin vetëm bukë të mbetur nëpër dyqane, i tha zotit Basha një shitëse buke. Mungesa e vendeve të punës dhe rritja e çmimit të energjisë i ka çuar qytetarët në kufijtë e mbijetesës.

Banor:  Taksat janë të mëdha, dritat janë shumë, 250-300 mijë lekë mund të paguaj unë drita në muaj?!

Banor: Tatimet rriten, sigurimet rriten, dritat rriten, ne zvogëlohemi.

Banor: Ca vijnë marrin nga një bukë, ca marrin edhe gjysmë buke, madje dhe bukë të ndenjura kur nuk kanë mundësi.

Basha: Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin , për orizin. Të paktën për këto mallra, t’ua bëjmë bukën ta blejnë 20% më pak se sa çmimi i tregut sot.

Banor: Puna ka marrë fund. Ky popull vajti në fund, na morën më qafë. Na futën në dhe. Dritat po, uji po, qiraja po, tatimet po gjithçka po shkon keq.

Basha: E kemi një zgjidhje për këtë situatë, në nivel lokal uljen e taksave për biznesin e vogël, në nivel qendror uljen e çmimit të energjisë me 25%, uljen e çmimit të naftës, ardhjen në ndihmë të biznesit, në veçanti biznesit të vogël dhe të krijojmë vende pune, sepse shkaku i  rënies së fuqisë blerëse është rënia e punësimit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal dhe në Qafë – Drizë të Librazhdit, ku qeveria për të mashtruar qytetarët ka vënë një tabelë për rikonstruksionin e rrugës Librazhd – Orenj. Ndonëse projekti ka qenë gati për dy vjet, qeveria nuk akordoi asnjë fond për rikonstruksionin e saj.

“Shikoni mbrapa çfarë thotë: Rikonstruksion i rrugës Librazhd  – Orenj – Loti  i Parë. Unë do ta përgëzoja dhe do ta uroja qeverinë e Edi Ramës në qoftë se do të ishte vërtetë kështu, por kjo është një gënjeshtër. Nuk ka as fonde, as prokurim për këtë rrugë. Projekti është bërë nga ne. E kanë gjetur të gatshëm, por as nuk e kanë financuar, as nuk e kanë prokuruar. Vijnë në kohë zgjedhjesh për t’i hedhur hi syve të banorëve. Pse e bëjnë këtë? Sepse s’kanë mbajtur asnjë premtim. Shiko se çfarë shënojnë: Gjatësia e projektit 18. 18 çfarë, centimetra? E kanë mendjen vetëm mashtrime. Rrugëdalja është të ndalim me votë gënjeshtrën dhe mashtrimin që erdhi me votë para dy vitesh”.

Lideri i opozitës u takua dhe me banorë të Qukësit në Prrenjas. Pasi është njohur me shqetësimet e tyre zoti Basha kërkoi votat e qytetarëve, për të ndalur përkeqësimin e ekonomisë, rritjen e papunësisë dhe për t’i hapur  rrugën zhvillimit, mirëqenies dhe punësimit.

“Laku është shtrënguar në fytin e çdo familje shqiptare. Shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq, por dyshja Rama-Meta thotë jemi në drejtimin e duhur. Drejtimi i duhur është që të dyfishosh faturat e energjisë? A është drejtimi i duhur, dyfishimi i listave të ushqimeve? A është drejtimi i duhur për prindërit që rrinë kokëulur para fëmijëve se s’kanë para t’u blejnë as ushqime, as veshmbathje, apo ata hallexhinj që s’kanë para t’u blejnë as ilaçe?! Ne duam pra me votën tuaj në 21 qershor të ndalim përkeqësimin e ekonomisë, të ndalim përkeqësimin e papunësisë, të ndalim varfërimin e shqiptarëve dhe bashkërisht të hapim rrugën për punë dhe dinjitet për gjithë banorët e Qukësit, Prrenjasit, e të gjithë Shqipërisë”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015

Read More
05 Qer
0

Cara në Kavajë: INUK po përdoret politikisht për presione dhe selektivitet. Pas 21 qershorit do të mbroj çdo pronë tuajën

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, vijoi takimin e tij elektoral në fshati Karpen Vendas. Nga ky fshat turistik, i harruar nga drejtuesi i majtë në tetë vite qeverisje lokale të Komunës Golem, kandidati Engjëll Cara, akuzoi INUK-un se po përdoret për presione politike, duke marrë vendime arbitrare dhe duke prishur objekte të ndërtuara me leje të dhënë nga Komuna Golem.

“Policët, ndërtimor, INUK-u është si çekiç mbi kokën e çdo banori. Këto ndërtime, të bëra me djersën tuaj, të fëmijëve tuaj që janë jashtë në emigracion, me punën dhe djersën e të gjithë fermereve këtu, janë ndërtuar dhe askush nga ne, drejtues të pushtetit loka, apo drejtues të qeverisë mëparshme nuk kanë trokitur nga dera dhe të thonë, pse ndërtoni. Dhe sot vijnë në mënyrën më të paturpshme, rasti më i fundit, dje, në një ndërtim në breg të detit, i cili pavarsisht që ishte me leje nga Komuna, fadromat, për arsye politike e shkatërrojnë biznesin”.

Më tej, kandidati i djathtë, Engjëll Cara, u ndal në disa pika konkrete për përmirsimin dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Më emergjente nga të gjitha është mungesa e ujit të pijshëm në fshatin Karpen.

“Do të bëjmë në vitin e parë që Karpeni këtu, të ketë ujin e pishëm. Do të bëjmë shpim tjetër dhe do të rrisim kapacitetin e ujit dhe pika e parë e projektit tonë për Komunën e Golemit do të jetë ujësjellësi për këto dy fshatra për të treguar, që ne kemi interes për turizmin”, tha Cara.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015

Read More
05 Qer
0

Projekte konkrete dhe emergjente për çdo fshat në Bashkinë e Rrogozhinës

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Eqerem Deliu u takua me banorët e zonës së Vil Bashtovës.

Sipas tij, çdo fshat do të ketë projekte konkrete në Bashkine e madhe Rrogozhinë.

Edhe në Vil Bashtovë do të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e fshatit turistik, i cili do të sjellë hapjen e qindra vendeve të punësimit.

Programi i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë, parashikon tre faza për zbatimin e projekteve të emergjencës,faza afatmesme dhe afatgjatë.

Në Vil Bashtovë ndërtimi i 800 metrave rrugë, që lidhin bregdetin, është investimi i premtuar nga kandidati Eqerem Deliu për banorët e zonës.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015

 

Read More
04 Qer
0

Grida Duma prezanton programin

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin për qeverisjen e bashkisë në katër vitet e ardhshme.

Trekëndëshin e artë të zhvillimit; Tregu i Punës – Cilësia e Jetës -Bujqësi/Agroturizëm. )bjektivi parësor është:  Një i punësuar për çdo familje.  Hapja e 15 mijë vendeve të reja të punës, uljen e taksave bashkiake me 30 % dhe thjeshtëzimin e tyre, jo më shumë se 11 taksa vendore.

Gjatë prezantimit mori pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe një delegacion nga të rinjtë e partisë Kristian Demokrate të Gjermanisë (CDU) të kancelares Angela Merkel si Conrad Clemens, Drejtori ekzekutiv federal i Unionit te Rinjve ne Gjermani, Younes Ouaqasse, Kryetar i komisionit nderkombetar i Unionit te Rinjve, Ilir Mulaku, pronar i Campus Garden Businesshotel, Heiner Schaumann, Kryesia TowerVenture eG, drejtor ekzekutiv E-Commerce GmbH dhe Heiner Schulte, Drejtor ekzekutiv i ECO Schulte GmbH & Co KG.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 4 Qershor 2015

Read More