Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka uruar ditën e rinisë. Açka shprehet se 33 vite më pas demokratët por edhe shqiptarët me të drejtë pyesin se çfarë e korruptoi demokracinë shqiptare, se përse jemi ende shumë larg Europës dhe standardet e saj duken si mish i huaj për ne.
Deputetja demokrate gjithashtu thotë se ka ardhur ora për një nisje të re, por tashmë me frymēn e përgjegjësisë për rolin e pazëvendëshueshëm të të rinjve.
Postimi i plotë i nënkryetares dhe deputetes së PD, Flutura Açka:
Gëzuar Ditën e Rinisë
Tani, 33 vite më pas, ne demokratët, por edhe shqiptarët e ndjeshëm me fatin e atdheut të tyre, më të drejtë pyesin se çfarë e korruptoi demokracinë shqiptare, se përse jemi ende shumë larg asaj pritshmërie që kishim ditën që é nisëm betejën për pluralizmin, pse Europa dhe standardet e saj duken si mish i huaj për ne?
Duhet një analizë é gjatë për ta shpjeguar këtë, por një përgjigjje të vjen në mend shumë shpejt:
Po, sepse ëndrrat e vajzave dhe djemve studentë, dhe jo vetëm, të lëvizjes së vitit 1990, u uzurpua padrejtësisht nga të korruptuar, të shitur, të dobët, servilët dhe kriminelë të veshur me pushtet, duke i shmangur nga fusha politike é atyre që duhet ta çonin deri në fund misioni e tyre të lartë.
Ka ardhur ora për një nisje e re, por tashmë me frymēn e përgjegjësisë për rolin e pazëvendëshueshëm të të rinjve. Rinia është aty, në na duhet ta mbështesim, ta besojmë, ta promovojmë dhe t’i japim vendin që i takon.