Të dashur demokratë dhe demokrate,
miq të ditëve dhe kohëve të vështira,
I nderuar kryetar,
Historitë më të mëdha të progresit në etapa të ndryshme të historisë së njerëzimit kanë në thelb potencialin njerëzor, kanë vullnetin për të qëndruar dhe luftuar për atë që mendon se është e drejtë, e duhur, e vlefshme.
Ne nuk i zgjedhim dot rrugët e fatit, ne nuk i zgjedhim sfidat apo betejat me të cilat jeta na përball, por ajo që mund të zgjedhim është mënyra si të përballemi, si ti luftojmë, apo si ti fitojmë këto beteja.
Në dy vitet e fundit, përtej faktit që kanë qenë dy vite të vështirë për Partinë Demokratike, kam patur nderin të jem krah jush duke zgjedhur rrugën e vështirë por kurrë të pamundur, rrugën e së vërtetës dhe të parimsisë.
Të qëndroja krah jush miqtë e mi në këtë betejë të vështirë, kuptova se vullneti dhe forca juaj për ta mbajtur gjallë dhe në këmbë Partinë Demokratike , është dhe do të mbetet potenciali dhe kapitali më i pazëvendësueshëm i forcës sonë politike.
Partia Demokratike e ka zgjedhur rrugën e saj, ajo nuk është peng dhe pronë e ASKUJT! Ajo është frymë dhe shpirt i atyre që besojnë se Shqipëria mund të bëhet duke zgjedhur politikanë të pakorruptuar!
Me bindjen se qëndresa dhe vendimet e drejta e largpamëse që kemi marrë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë udhëheqsia e duhur për ringritjen e Partisë Demokratike, mendoj se për t’ja dalë kësaj sfide Partia Demokratike ka një dhe vetëm një shans – të vendosë MORALIN POLITIK në themel të ringritjes së saj.
Sepse Partia Demokratike është një parti e djathtë, një parti që me akte jo me fjalë duhet të mbartë vlerat dhe parimet demokratike në bashkëpunim të qartë me aleatët tanë të vyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Europian.
Sepse rruga jonë e vetme mbetet Europa!
Sepse , zgjedhja jonë e vetme, por edhe detyrimi ynë është projektimi i Shqipërisë drejt vlerave europiane, standarteve dhe parimeve themelore si: funksionimi i shtetit ligjor, jo vetëm ngritja por funksionimi i institucioneve të pavaruara dhe demokratike për të garantuar sundimin e ligjit, respektimi i të drejtave dhe lirive themerore të njeriut, shprehja e fjalës dhe mendimit të lirë. Gurthemeli i këtyre parimeve është demokracia funksionale e cila fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo mbetet ende një sfidë e vështirë e cila kërkon jo vetëm vullnet politik, por mbi të gjitha qytetar.
Por qytetarët duan shpresë dhe shpresa vjen kur ka besim , dhe besimi lind aty ku e vërteta bëhet me akte dhe jo me fjalë.
Zoti Basha
Çdo brez ka betejat e tij!
Besoj se ne e kemi zgjedhur betejen tonë!
Besoj se është fati juaj politik i vendosur nga besimi dhe vullneti i mijëra demokratëve për ta drejtuar Partinë Demokratikë në një erë të re të historisë së saj, ashtu sic besoj se është përgjegjësia jonë e përbashkët ta bëjmë Partinë Demokratike të fitojë aftësinë e ripërtëritjes, të krijojë një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin Partisë Demokratike të shndërrohet në alternativë të besueshme që rezonon me nevojat e shoqërisë shqiptare.