Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj PD. Karabina shprehet se Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe.

Ajo gjithashtu thotë se i vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe  përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

 

REAGIMI I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

 

Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.

I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe  përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot perng PD.

PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD.