REAGIM I SEKRETARES PËR GRUAN, TAULANDA JUPI

 

Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave.

 

Mjeranët e mbetur rrugëve kanë gjetur strehën e maskarenjeve tek sulmet ndaj një gruaje dhe ndaj çdo gruaje që ka dalë në mbrojtje të saj.

 

Kaq vlejnë!

Kaq është forca e tyre!

Ky është vizioni i tyre!

Mjerisht kjo është oferta e tyre politike: sulmet ndaj grave.

 

Frustimin dhe mllefin e tyre e tregojnë duke sulmuar një grua por që nuk shpëtojnë dot dhe për fat të keq nuk e ndryshojnë dot fatin e tyre politik.

 

A thua këtë frustrim e nxjerrin duke sulmuar dhe dhunuar gratë dhe nënat e tyre?!

 

Me shume se sulmet e tyre shqetësues është mentaliteti i tyre, relativizimi i dhunës si një reagim normal.

Ky është shqetësimi më i madh që fshihet pas gjuhës së dhunshme ndaj një gruaje deputete.