Sekretarja për gruan Taulanda Jupi dhe deputetja Andia Ulliri, kanë zhvilluar një takim me gra dhe vajza në Fushë-Krujë. Në postimin e saj në facebook, Jupi ka ndarë momente nga takimi dhe shprehet se detyra e PD është jo vetëm të jetë pranë tyre, të dëgjojmë zërin dhe shqetësimet e tyre, por t’i adresojmë drejt këto për hartimin e një strategjie kombëtare me në qendër GRUAN.

 

Më poshtë postimi i plotë i Sekretares për Gruan në PD, Taulanda Jupi:

 

Gratë dhe vajzat në Fushkrujë dhe kudo në Shqipëri, duhet të rigjejnë besimin e humbur se këtu asgjë ndryshon. Detyra jonë është jo vetëm të jemi pranë tyre, të dëgjojmë zërin dhe shqetësimet e tyre, por t’i adresojmë drejt këto për hartimin e një strategjie kombëtare me në qendër GRUAN.

Së bashku me Andia Ullirin deputeten e qarkut Durrës dhe Durim Dakun kryetarin e Degës së Partisë Demokratike, u takuam dhe biseduam gjatë e shtruar me gratë e vajzat e Fushkrujës, Niklës, Bubqit dhe zonave rurale përreth.

Gratë dhe vajzat e Fushkrujës, Niklës, Bubqit dhe zonat rurale përreth kanë një potencial të jashtëzakonshëm që duhet të shndërrohet në energji dhe motorr zhvillimi në shërbim të fuqizimit të tyre ekonomik e social, edukimit e mirarsimimit, mirrritjes së fëmijve dhe mirëqenies së tyre dhe familjeve të tyre.

Bideduam me Donikën që drejton forumin e gruas në këtë degë, me Almën, Anitën, Artenisën, Hajrien, Blertën dhe mike të tjera  të cilat të tregojnë me qartësinë dhe kurajon e tyre sesa gra të forta janë, sa të vetdijshme për rolin e tyre në familje dhe në komunitetet ku ato jetojnë.

Megjithëse një zonë kaq pranë Tiranës, ato ndanë sfidat me të cilat përballen çdo ditë mungesën e infrastrukturës, mungesën e edukimit profesional me qëllim integrimin e grave dhe vajzave në tregun e punës, mungesa e ambulancave dhe shërbimeve shëndetësore me stabdartet e duhura të dedikuara për vajzat e gratë, mungesën e një qendre rinore ose një qendre kulture, mungesën e një kinemaje.

Sa e rëndësishme është në jetën e gjithsecilit prej nesh prania e një  nëne, e një  gruaje, motre, vajze,  po kaq i vlefshëm dhe i rëndësishëm duhet konsideruar edhe roli i tyre në shoqëri dhe komunitetet ku jetojmë.