Blog

23 Gus
0

Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit, anëtarësia e degës së PD propozon për kandidat Arif Rexhmatin

Kryetari i degës së Partisë Demokratike, Arif Rexhmati është emri i propozuar nga anëtarësia e degës për kandidat të Bashkisë së Kukësit, në zgjedhjet që pritet të mbahen në shtator.

Në një deklaratë për mediat, Rexhmati ka falënderuar antarësinë e PD-së së Kukësit për mbështetjen.

Ai apelon për evidentimin e një kandidati të vetëm, që është rezident në Kukës dhe që përfaqëson interesat e qytetarëve.

Deklarata e kryetarit të degës së PD në Kukës, Arif Rexhmati:

Te nderuar demokratë,

Fillimisht dua te shpreh konsideraten me te larte per anetaresine e PD Kukes. Ndihem thellesisht i perulur nga vleresimi dhe besimi juaj duke me propozuar per kandidat per zgjedhjet e jashtezakonshme per Bashkine Kukes.

Mirenjohja ime eshte per gjithesecilin prej demokrateve qe me sakrifica te patregueshme kane qendruar dhe qendrojne perballe imoralitetit dhe antivlerave qe i jane imponuar padrejtesisht Kukesit dhe kuksianeve. Shpreh vleresimin me te thelle dhe falenderimet per kedo qe eshte investuar sinqerisht per nje proces gjithperfshires dhe perbashkues per nje kandidat konsensual duke perfshire deputetet e Qarkut Kukes, z. Flamur Hoxha dhe z. Isuf Çela.

Ne situaten qe po kalon PD, kam shprehur gatishmerine per te qene pjese e nje zgiidhje perbashkuese, qe do te conte ne perfaqesimin me nje kandidat te vetem rezident ne Kukes sipas kerkeses se demokrateve te Kukesit. Ndonese mbeshtes parimin e konkurences, gjykoj ashtu si shume prej demokrateve, se futja ne nje proces primaresh kur ka mbetur vetem nje muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokrateve vazhdon te vuaje pasojat e konfliktualitetit dhe te fajesimit, me gjithe qellimin e mire ne vetvete, nuk i sherben konsolidimit te strukturave dhe gatishmerise se tyre per fushaten. Hatermbetjet e pas votimit krijojne perçarje dhe jo bashkim te anetaresise, ndersa besueshmeria e procesit jo vetem qe nuk jep garanci per bashkim por mund te jete burim konflikti gjate dhe pas procesit, me deme te pariparueshme per rezultatin ne zgjedhje.

Duke vene interesat e demokrateve dhe te mbare familjeve kuksiane te parat, perseris apelin tim dhe te shume demokrateve ne Kukes per te evidentuar nje kandidat rezident ne Kukes, gjithperfshires, konsensual, perbashkues me qellimin e vetem te fitores mbi kandidatin e rilindjes dhe te oligarkeve te Rames.

Me konsiderate,

Arif Rexhmati

 

 

Read More
23 Gus
0

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Pampuri: Ajo që të dëshpëron më shumë, është fakti se jemi vendi që në këto 30 vite bëri kaq pak per ish të përndjekurit

Postimi i plotë i deputetes së PD, Oriola Pampuri:

23 Gusht; ‘Dita e Kujtesës të të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare’.

Shqiperia per 50 vite me radhe perjetoi makthin e regjimit komunist, pasojat e te cilet ndjehen deri tek brezat tane, ku fryma e asaj periudhe te erret te historise shqiptare mberriti nepermjet rrefimeve te prinderve tane te cilet dikush me shume e dikush me pak e perjetuan me dhimbje e kujtime te hidhura ate kohe.

Ajo qe te deshperon me shume, eshte fakti qe jemi një nga vendet qe perjetoi nje regjim te eger totalitar, por që në këto 30 vite bëri kaq pak per ish te perndjekurit, per familjet e atyre qe u pushkatuan, u dergjen burgjeve famekeq te komunizmit, nuk denuan ata qe firmosen denimin e pushkatimin e intelektualeve e njerezve te pafajshem.

Shume e varfer tentativa per krijimin e institucioneve te posacme me ekipe multidisiplinare per gjetjen e eshtrave te te pushkatuarve, te cilet vendoseshin ne varre masive.

Sa familje sot nuk dine ku prehen kufomat e te afermve te tyre?

Jemi i vetmi vend, qe ish anetare te ish sigurimit te shtetit i veshem me “kostumin e pushtetit” ne demokraci, dhe na japin leksione rreth demokracise e pluralizmit. Hapja e dosjet dhe lustracioni duhet te jete prioritet i panegociueshem.

Pa diskutim qe duhet te kujtojme, qe te mos harrojme, por nuk duhet te harrohemi vetem duke kujtuar, por duke mbajtur qendrime dhe vepruar.

#BlackRibbonDay

Read More
23 Gus
0

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, Tabaku reagon pas dorëheqjes së Admir Sinematit për të rikandiduar: Lëvizje e zgjuar dhe e mençur

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar dorëheqjen nga rikandidimi për Bashkinë e Kukësit të Admir Sinamatit, i cili kandidoi në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në një postim në Facebook, deputetja Tabaku shprehet se akti i demokratit Admir Sinamati  për të mos kandiduar dhe mbi të gjitha kërkesa e tij për një kandidat të përbashkët nga opozita është një lëvizje e zgjuar dhe e mençur.

Tabaku shprehet se zgjedhjet e 14 majit dëshmuan se ndarja dhe lufta brenda PD-së, duke mos u fokusuar tek fitorja, qe një armë më shumë në duart e qeverisë.

Postimi i plotë:

Akti i demokratit Admir Sinamati  për të mos kandiduar dhe mbi të gjitha kërkesa e tij për një kandidat të përbashkët nga opozita është një lëvizje e zgjuar dhe e mençur. Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan qartazi që ndarja dhe lufta e pakutimtë brenda vetes duke mos u fokusuar tek fitorja qe një armë më shumë në duart e qeverisë.

Partia Demokratike ka detyrë të shkojë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës me një kandidat dinjitoz, me integritet të përbashkët për të gjithë opozitën. Përgjegjësia përpara shqiptarëve është shumë herë më e madhe se sa egoja e kujtdo. Gabimet e të djeshmes ku e njëjta ego ndëshkoi demokratët dhe shqiptarët me një humbje të pamerituar duke pasur parasysh situatën në vend.

Bashkëpunimi është hapi parë drejt reflektimit dhe realisht një ndryshimi që duhet ti hapë rrugë politikës në shërbim të qytetarit dhe jo politikës për interes personal.

Read More
23 Gus
0

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Basha: Sot kujtojmë dhe përulemi përpara sakrificës së viktimave që shkaktoi diktatura komuniste

Në ditën Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe Autoritare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar viktimat që shkaktoi diktatura komuniste në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sot duhet të derojmë dhe përulemi përpara sakrificës së viktimave që shkaktoi diktatura komuniste, shumë prej të cilëve janë ende pa një varr.

Kryedemokrati më tej shprehet se shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë.

Postimi i plotë:

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe Autoritare, nuk është vetëm një ditë kujtese, por edhe një ditë reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar.

Në këtë ditë kujtojmë, nderojmë dhe përulemi përpara sakrificës së viktimave që shkaktoi diktatura komuniste, shumë prej të cilëve janë ende pa një varr.

Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë.

Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës.

Rishikimi i teksteve shkollore dhe edukimi i rinisë shqiptare me mësimin e hidhur e të kaluarës është një investim që ajo të mos përsëritet më kurrë!

Që historia e genocidit komunist në Shqipëri, të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.

Kjo është edhe një ditë reflektimi

për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi dhe nga liria.

Read More
23 Gus
0

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, Flutura Açka: Drejtësia që kurrë nuk e dhamë

Postimi o plotë i deputetes Flutura Açka:

Nuk ka bashkëfajtorë e bashkëvuajtës, por fajtorë dhe vuajës

23 gusht: drejtësia që kurrë nuk e dhamë, arsyeja pse punistët janë ende në fuqi me gjithsej, para, pushtet, dhunë dhe tallje.

Nuk ka ish-pronarë, por pronarë.

Nuk ka ish-të persekutuar politikë, por të persekutuar politikë.

Nuk ka pasur kinse genocid, por ka pasur vërtet genocid.

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare

Fotot: Aushvic 2023, Qelia e Pater Zef Pllumit 2023, Spaç 2022

Read More
23 Gus
0

Dashnor Sula: Paguajmë miliona euro për tu mbrojtur nga hackerat, por vidhemi nga ata që duhet të na mbrojnë

Reagimi i plotë i deputetit të PD, Dashnor Sula:

Paguajmë miliona euro për tu mbrojtur nga hackerat, por vidhemi nga ata që duhet të na mbrojnë.

Edhe një herë, u desh ndërhyrja e partnerëve të SHBA për ti dhënë rëndësinë e duhur një super skandali siç është vjedhja e të dhënave delikate nga sistemet e policisë.
Është e tmerrshme teksa merren miliona euro nga taksat tona për të krijuar sisteme të sigurta në polici dhe në çdo organ tjetër shtetëror, “kalaja” merret nga brenda. Pra “Kali i Trojës” është brenda dhe pa iu dridhur dora vjedh çdo informacion delikat që ka policia. Ky është krim shtetëror dhe meriton ndëshkim maksimal.

Por rasti nuk është i izoluar. Personi që dyshohet se ka kryer këtë krim të rëndë më herët është akuzuar se ka vjedhur edhe informacionet tatimore për çdo biznes që ndodhen në sistemet e Tatimeve. Në vend që të ndëshkohej është promovuar edhe më shumë nëpër pozicione kyçe siç është rasti i fundit në Policinë e Shtetit.
-Jo vetëm kaq por ka marrë edhe miliona euro tendera nga AKSHI që drejtohet nga znj. Karçani mbi të cilën nuk kanë pushuar për asnjë moment akuzat.

Në vjedhjen e fundit me të dhënat e qytetarëve nga policia operacioni nuk ka qenë individual por janë përfshirë edhe drejtues të strukturave të Policisë.
Bisedat e zbuluara në aplikacionin SKY duket se do djegin shumë tradhëtar të ligjit në Polici që kanë gëzuar mbështetje politike.
Përpos hetimit në drejtimin e abuzuesve të ligjit me vjedhjen e të dhënave, hetimi duhet të shtrihet edhe se për llogari të kujt janë vjedhur këto informacione nga policia.
-Kujt i interesojnë ato?
-Për çfarë janë përdorur?
Nëse këto pyetje marrin përgjigje, atëherë rrjeta duhet të jetë e madhe dhe disa qeli duhet të zbrazen sepse do mbushen me disa “vipa”!

Read More
23 Gus
0

“Totalitarizmi shfrytëzon ëndrrën e një bote…”, Tabaku përkujton Milan Kunderan: Le të nderojmë të shkuarën duke mbrojtur përherë vlerat e lirisë

Jorida Tabaku në kuadër të ditës së Kujtesës, ka përkujtuar shkrimtarin e njohur Çek, Milan Kundera.

Tabaku ka cituar një shprehje të Kunderas, i cili shorehej se “totalitarizmi shfrytëzon ëndrrën e një bote harmonike, por ndërsa ëndrra shndërrohet në realitet, hija e shtypjes ngrihet prej sa” dhe shprhet se dita e sotme duhet të na shërbejë si një përkujtim i mësimeve të vyera që na jep historia dhe që ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Kujtesës, reflektojmë mbi fjalët e të ndjerit Milan Kundera: “Totalitarizmi shfrytëzon ëndrrën e një bote harmonike, por ndërsa ëndrra shndërrohet në realitet, hija e shtypjes ngrihet prej sa”

Le të na shërbejë kjo ditë e sotme e 23 gushtit si një përkujtim i mësimeve të vyera që na jep historia dhe që ne nuk duhet t’i harrojmë kurrë. Le të nderojmë të shkuarën duke mbrojtur përherë vlerat e lirisë, unitetit dhe individualitetit

Read More
23 Gus
0

“Rruga Shëngjin-Rana e Hedhur mbetet ende kantier”, Emilia Koliqi: Afati i përfundimit të saj ka kaluar, qeveria ende nuk ka rifilluar punimet

Denoncimi i plotë i deputetes së Partisë Demkkratike, Emilia Koliqi:

Rruga aq shumë e propaganduar si riviera veriore, që do të lidhte dy zonat turistike, Shëngjinin me Velipojën,  RRUGA SHËNGJIN-RANA E HEDHUN- BAKS RRJOLL për të tretin vit radhazi, mbetet një kantier i braktisur.

Rruga duhej të përfundonte për 12 muaj.

Në muajin prill, para zgjedhjeve lokale, u miratua edhe fondi i shpronësimit, mungesa e të cilit, gjoja,  paska qenë arsyeja e ndërprerjes së punimeve.

Zgjedhjet kaluan, afati i zbatimit të vendimit të qeverisë ka përfunduar,  por punimet nuk rifillojnë.

Rruga financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadrin e  Programit të  Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale me  objektiv: Përmirësimin e aksesit në qendrat e përzgjedhura turistike, me afat zbatimi 2018-2022.

Por zhvillimi i veriut nuk është prioritet për qeverinë e për më tepër kur bëhet fjalë për turizëm.

Read More
21 Gus
0

Denoncimi i deputetes së PD, Merita Bakiu: Qyteti i Krujës prej një jave pa ujë

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, në një postim në Facebook shkruan se qyteti i Krijës ka një javë që është pa ujë të pijshëm.

Bakiu shprehet se pasi e falimentuan ujësjellësin dhe e kaluan nën administrim qendror situata vijon të rëndohet.

Postimi i plotë:

PREJ NJË JAVE QYTETI I KRUJËS ËSHTË PA UJË

Pasi e falimentuan Ujësjellësin dhe e kaluan nën administrim qendror situata vijon të rëndohet.

Është absurde të kërkosh ujë në 2023!!!

Të vijosh të besosh se mitologjia është rijetësuar e kucedra ka mbyllur puset është po kaq absurde.

Z.Kryeminister  ku i keni premtimet e fushatës në 2021 që Kruja do të ketë 24 orë furnizim me ujë ??

Furnizoni me ujë Krujën z. Kryeministër se  i tmerrove turistët, mburrjen tënde të fundme!

Partia Demokratike ka  dy vite që e ngre problemin e furnizimit me ujë te qytetit . Si gjithmone ankesat bien ne vesh të shurdhët.

Kjo nuk është Kruja që  duam, por  kjo është Kruja që i ofruat  Ju…pa institucione ..pa rini …pa shërbime për qytetarët  !!

MOS E HARRONI  KĒTĒ

Kjo qeveri  po e ndëshkon qytetin e Krujes. E vetmja gjë me të cilën jeton ky qytet është turizmi. Në kulmin e sezonit qyteti i krojeve është pa ujë.

I bej thirrje Bashkisë dhe qeverise të marra masa të menjeherëshme për stabilizimin e situatës

Read More
21 Gus
0

“Vendimi i Celibashit është kundër PD”, Karabina: Komisioneri është në shërbim të oligarkisë politike

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA

Komisioneri Celibashi, edhe njëherë si në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka marrë një vendim politik kundër Partisë Demokratike dhe në shërbim të oligarkisë politike, duke emëruar Partinë e Lirisë si partinë më të madhe opozitare në shkelje të hapur të ligjit.

Nëse më 14 maj ndodhi transferimi politik i votës nga Foltorja tek Partia e Lirisë, sot Komisioneri po bën transferimin ligjor duke i konsideruar votat e demokratëve si të LSI-së.

Kodi Zgjedhor përcakton qartë se anëtarët e KZAZ, ndahen mes shumicës parlamentare me opozitën parlamentare.

Por Komisioneri ka caktuar që në KZAZ-në e Kukësit, 2 anëtarë do të jenë nga PL (LSI) e cila ka nxjerrë 4 deputetë dhe 1 anëtar do të jetë nga PD që ka nxjerrë 59 deputetë.

Vendimi i Komisionerit Celibashi

konfuzon qëllimisht demokratët dhe elektoratin opozitar të Kukësit duke cënuar integritetin e procesit.

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin antiligjor të Komisionerit mbi emërimin politik të opozitës.

Ndërkohë që qytetarët e Kukësit vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të qytetit nga keqqeverisja lokale e korruptuar, pēr fatin e tyre nuk mund të vendosin interesat e sëmura të Tiranës.

Demokratët e Kukësit duhet të dalin mbi këtë zallamahi interesash personale, të kujdo qofshin ato.

Qytetarët kuksianë meritojnë të qeverisen ndershëm me përkushtim dhe pa hije korrupsioni nga pas.

Dhe kjo mund të arrihet vetëm me zgjedhjen e një kandidati icili vendos Kukësin dhe familjet kuksiane para intrigave meskine politike dhe që detyrën e konsideron si përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.

Read More